43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, gruaja në SHBA lirohet nga qelia në moshën 64-vjeçare

43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, gruaja në SHBA lirohet nga qelia në moshën 64-vjeçare

Një grua e cila bëri 43 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte kryer kurrë është liruar nga burgu në SHBA. Sandra Hemme ishte 20 vjeçe kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së librarisë Patricia Jeschke, nga St Joseph, Missouri, në Nëntor të 1980-s. Hemme u dënua me burgim të përjetshëm.

Një rivlerësim i dosjes në ngarkim të saj, doli në përfundimin se nuk kishte pasur prova që e lidhnin atë me krimin, përveç rrëfimit që kishte dhënë në efektin e qetësuesve të shumtë në një spital psikiatrik. Sot 64 vjeçe, ajo besohet të jetë gruaja që ka vuajtur dënimin më të gjatë të padrejtë në historinë e SHBA.

Sandra Hemme (majtas) del nga burgu pas 43 vitesh

Ekipi i saj ligjor nga Innocence Project u shpreh mirënjohës që Hemme u ribashkua më në fund me familjen dhe tha se do të vijojë të luftojë për të pastruar emrin e saj. Teksa nuk është më në burg, çështja ndaj saj është ende në rishikim.

Vendimi i parë prej 118 faqesh për rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm u dha më 14 qershor. Gjyqtari Ryan Horsman tha se avokatët e 64-vjeçares kishin prova të qarta për pafajësinë e saj, përfshirë prova që nuk ishin vënë në dispozicion në mbrojtjes së saj në kohën kur u dënua.

"Kjo gjykatë konstaton se tërësia e provave mbështet një konstatim të pafajësisë aktuale," përfundoi gjyqtari Horsman.

Nga rishikimi i dosjes rezultoi se policia lokale kishte injoruar provat që të çonin drejtpërdrejt tek një prej oficerëve, Michael Holman, i cili përfundoi më vonë në burg për një tjetër krim dhe vdiq në 2015-n. Furgoni i Holman ishte parë në zonë ditën e vrasjes, alibia e tij nuk mund të konfirmohej dhe ai kishte përdorur kartën e kreditit të Patricia Jeschke pasi pretendoi se e kishte gjetur në plehra. 

Po ashtu, në shtëpinë e Holman u gjetën një palë vëthë floriri, të cilat u identifikuan nga babai i Jeschke, si të sajat. Asnjë prej këtyre provave nuk iu bënë të ditura në atë kohë palës mbrojtëse të Hemme. Ajo u mor në pyetje disa herë nga policia, ndërkohë që ishte nën efektin e ilaçeve antipsikotike dhe të një qetësuesi të fortë, pasi u shtrua pa dëshirën e saj në spital psikiatrik. Hemme kishte marrë herë pas here trajtim psikiatrik që kur ishte 12 vjeç.

Ajo nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që po ndodhte, thuhej në dokumentet e gjykatës, mezi e mbante kokën drejtë dhe kishte dhimbje, një efekt anësor i ilaçeve. Në rishikimin e dosjes nga gjyqtari Horsman vihej në dukje se nuk kishte asnjë provë mjeko-ligjore që ta lidhte gruan me vrasjen. Ajo nuk kishte asnjë motiv dhe nuk kishte dëshmitarë që e lidhnin atë me krimin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keq keq: 21/07/2024 11:31

    Bukur edhe ne amerik drejtesia qenka per te qare me lot, ku te mbyten shqiptaret pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Nga shpejtësia tej normave te celulari në timon, gjobiten 27 mijë e 558 drejtues në një 1 javë! Në monitorim edhe Tuneli i Llogarasë

Nga shpejtësia tej normave te celulari në timon, gjobiten 27 mijë e 558 drejtues në një 1 javë! Në monitorim edhe Tuneli i Llogarasë