4341 rrënjë kanabis të asgjësuara 
për një ditë, në kërkim kultivuesit 

Vijon operacionet për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike nga policia në të gjithë shqipërinë.

4341 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa u zbuluan dhe asgjësuan nga policia në Gjirokastër, Tepelenë, Shkodër, Pukë, Vlorë Sarandë e Korçë. 

Bimët e zbuluara u asgjësuan në vend me djegie, ndërkohë policia ka identifikuar 2 prej kultivuesve dhe po punon për identifikimin e të tjerëve dhe kapjen e tyre
Sarandë e Vlorë, asgjësohen 1858 rrënjë Kanabis
 
Vorë e Sarandë janë zbuluar dhe asgjësuar 14 parcela me 1858 rrënjë kanabis Sativa nga Policia gjatë aksioneve në këto qytete. 1740  bimë narkotike u asgjësuan në Vlorë dhe 118 në Sarandë.

Konkretisht në fshatin Bashaj të Vlorës, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 13-parcela me 1740-rrënjë bimë narkotike Kanabis.
Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Boderit”, me lartësi 15-125 cm.

Ndërsa në fshatin Malçan të Sarandës, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1-parcelë me 118-rrënjë bimë narkotike “Canabis”.
Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur “Kryqëzimi i dy përrenjve” të këtij fshati, me lartësi 100-180 cm.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
 
Korçë, asgjësohen 1310  rrënjë Kanabis, dy kultivues në kërkim
Specialistët e Sekisonit të  Krimeve, në  Komisariatin  e  Policisë  Korçë , në vijim të punës, për   parandalimin  e kultivimit  të  bimëve  narkotike, si dhe në zbatim të “Planit  të masave për kontrollin e territorit” kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm ,  në afërsi të  fshatit Çemericë, Korçë.
Ku  në vendin e quajtur “Janabec” kanë  konstatuar 5 parcela, në  të cilat ishin  mbjellë  1310 rrënjë, bimë të  dyshuara  narkotike Cannabis  Sattiva.
 
Gjithashtu u bë  shpallja  në  kërkim e shtetasve S.K, 39 vjeç dhe F.K, 26 vjeç, të dy  banues në fshatin Backë të rrethi Skrapar.
Shpallja  në kërkim e tyre u bë pasi, pesë  parcelat  e  mësiperme  të mbjella me 1310 rrënjë  bimë të  dyshuara  narkotike Cannabis  Sattiva, ishin  marrë në përdorim nga ana e tyre.

Bimët  narkotike u asgjësuan  në vend me  anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet i  kaluan  Prokurorisë  të  Rrethit  Gjyqësor  Korçë, për  veprat  penale: “Kultivimi  i bimëve  narkotike” kryer në bashkëpunim
 droge
droge
Gjirokastër e Tepelenë, asgjësohen 353 rrënjë kanabis
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të operacioneve anti kanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe asgjësuan bimë narkotike dhe konkretisht:

Në vendin e quajtur “Përroi i Zogjëve”, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 190 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. 

Po gjatë ditës së djeshme,nga ana e efektivave të Komisariatit të Policisë Tepelenë në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit” kanë ushtruar një kontroll , si rezultat të cilit në vendin e quajtur “Përroi i Mogilave”, në fshatin Vasjar, Memaliaj u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 38 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. 

Po ashtu ,në vendin e quajtur “Përroi i Gani Lekdushit”, në fshatin Turan, Tepelenë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 225 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. 

Po vijon puna për identifikim dhe kapjen e autorëve për kultivimin e bimëve narkotike
 
Shkodër e Pukë asgjësohen 820 rrënjë Kanabis Sativa
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve anti kanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : 

-Në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 11 parcela me 480 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

-Në fshatin Temal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 4 parcela me 340 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

Këto bimë u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë