48 punonjës kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në punë gjatë vitit 2025 në Shqipëri, 15 më shumë se një vit më parë. Shifrat janë publikuar këtë të enjte nga Instituti i Statistikave (INSTAT), duke treguar një rritje të numrit të viktimave dhe të punonjësve të aksidentuar krahasuar me vitin 2024.
Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 212 punëmarrës të aksidentuar, 19.8% më shumë se në vitin 2024.
Rritje kanë shënuar edhe inspektimet e kryera për shkak të aksidenteve në vendin e punës. Gjatë vitit 2025 janë realizuar 275 inspektime, ose 22.8% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2024 kishin humbur jetën 33 punonjës nga aksidentet në punë, ndërsa në vitin 2025 numri i viktimave arriti në 48








Komente
Komento