49 kg kokainë në konteinerin me banane, apeli i GJKKO liron nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt që u kap me 613 kg kokainë

49 kg kokainë në konteinerin me banane, apeli i GJKKO liron nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt që u kap me 613 kg kokainë

Selim Çekaj dhe sasia e drogës së sekuestruar

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka liruar Selim Çekajn, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.

"Gjykata e posaçme e apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar vendosi: ndryshimin e vendimit nr 323 dt 24.09.2021 të gjykatës se posaçme te shkalles se pare për korrupsionin dhe krimin e organizuar si me poshtë: - zëvendësimin e masës se sigurimit “arrest ne burg” me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për të hetuarin S.Ç", thuhet në njoftimin e SPAK. 

Më parë GJKKO kishte refuzuar 2 herë kërkesën e Çekajt për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie", kërkesë që është mbështetur edhe nga SPAK.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas  po brenda një kontejneri.

Selim Çekaj iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit pas refuzimit të Shkallës së Parë për të dhënë një masë më të butë arresti. Rasti i babait të Arbër Çekaj është i veçantë në këtë fazë ku ndodhen hetimet, pasi pavarësisht vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në burg, në të njëjtin mendim që në datën 7 gusht nuk ishte SPAK-u. Prokuroria e Posaçme, e përfaqësuar nga prokurori Behar Dibra i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie", pasi sipas SPAK nuk ka asnjë provë se 72 vjeçari të jetë i përfshirë në trafik të drogës. 

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas  po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

Më herët avokati Maks Haxhia pati deklaruar se mbajtja në burg e Çekajt është e turpshme pasi ai vuan nga 5 sëmundje dhe nuk përbën rrezik, pasi ka edhe moshë të thyer 72-vjeç.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë