Avionë të NATO-s koreografi në qiellin e Tiranës, zyrtarizohet puna për aktivizimin e Bazës së Kuçovës

Qielli i Tiranës u vizitua sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë. Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës, dhe pikërisht në këtë kohë momenti i fluturimit të avionëve u shijua nga të pranishmit në ceremoni por edhe kalimtarët në rrugë. (SHIKO KËTU) Megjithatë ceremonia në ajër pati një incident (SHIKO KËTU). I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe komandanti i NATO-s, Gjeneral Tod Wolters, i cili ka ardhur në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës.

Në një konferencë për shtyp, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të jetë aleate besnike e NATO-s.(SHIKO KËTU) Ndërsa gjenerali tregoi vlerësimin e madh që kishte për kontributin e forcave të armatosura shqiptare në aleancë. (SHIKO KËTU)

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shëndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Pamje me dron nga baza ajrore e Kuçovës/ Flota ajrore e Enverit e kthyer tashmë në relikë (VIDEO)

Report Tv sjell pamje me dron nga baza ajrore e Kuçovës në Berat. Në këtë video duken avionët MIG, flota ajrore e viteve të regjimit komunist, tashmë prej vitesh jashtë funksionit, ndërsa janë kthyer në relikë. Këta bombardues do vijojnë të qëndrojnë në këtë bazë si relikë. Aty do të zbarkojnë avionët luftarakë modernë të NATO-s, F-16, pasi baza ajrore të jetë transformuar. NATO ka planifikuar një investim fillestar për 50 mln euro për shndërrimin e saj në bazë ajrore moderne nga ku do të patrullohet dhe kontrollohet hapësira ajrore jo vetëm e Ballkanit, por edhe e Europës. 

Ora 12:42
'Incidenti' me avionin e NATO-s nga Gjermania, anuloi fluturimin për shkak të motit

Ditën e djeshme, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka lajmëroi se në qiellin e Tiranës do të fluturonin 5 avionët e NATO-s, mes tyre edhe AWACS (Avioni i veçantë i NATO-s me sistem radari në bord). Ky avion do të vinte nga Gjermani dhe do të fluturonte mbi Tiranë por për shkak të motit të keq me akull  ardhja e tij nuk u bë e mundur. Edhe pse ekipi atje u përpoq të nisej kushtet atmosferike e bënin të pamundur, ndërsa në Tiranë fillimisht u dha sinjali se avioni do të vonohej  rreth 1 orë e 30 minuta. Por pas u dha njoftimi se fluturimi u anulua. 

Ora 12:22
Gjenerali i NATO-s tregon arsyet: Ja përse zgjodhëm bazën ajrore të Kuçovës

Gjatë konferencës për shtyp, gjenerali i NATO-s, Tod Wolters ka folur edhe lidhur me arsyen se përse në Ballkan u zgjodh baza ajrore e Kuçovës.

“Unë do të flas për Shqipërinë në lidhje me Kuçovën. Kemi një fushë të pozicionuar në një vend shumë strategjik. Ka kushte atmosferike shumë të mira ku edhe mund të ulen shumë lehtësisht avionët,”- tha gjenerali.

Ora 12:15
'Baza në Kuçovë' Gjenerali Wolters: Forcat shqiptare investojnë fuqishëm në NATO, privilegj bashkëpunimi me ju

Në konferencë për shtyp së bashku me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë ishte edhe gjenerali i NATO-s, Tod Wolters. Në fjalën e tij, ai vlerësoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në NATO duke u shprehur i emocionuar për bashkëpunime të mëparëshme.

"Zonja ministre, është nder të jem në praninë tuaj. Jemi të emocionuar që t’ju kemi ju partnerë në NATO. 10 vjet më parë kombi juaj u bë pjesë e aleancës. Do të vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës. Forcat e armatosura shqiptare i japin një investim të fuqishëm NATO-s. Paqja që transmetoni ju është e mrekullueshmë për aleancën. Privilegj absolut që avionët e NATO-s të nderonin përkushtimin tuaj. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin me ju," - u shpreh gjenerali i NATO-s.

Ora 11:49
Ministrja Xhaçka: Investimi i NATO-s në Kuçovë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare edhe atë rajonale

Në një konferencë për shtyp ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bashkë me gjeralin e NATO-s, Tod Wolters ka folur lidhur me angazhimin e Shqipërisë në aleancë.

"Baza Ajrore e Kuçovës do të jetë së shpejti një bazë e NATO-s. Shqipëria është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj. Investimi i NATO-s në Kuçovë është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë kombëtare por edhe atë rajonale. Brenda pak muajsh do jetë gati master-plani nga Agjencia e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen – NSP. Master-plani i hap rrugë fillimit të punimeve në terren. Demonstrimi që pamë sot tregon qartazi fuqinë e aleancën në shërbim të mbrojtes kolektive. Vizita e gjeneralit dëshmon qartë vëmëndjen. Shqipëria është angazhuar në një sërë nismash në NATO. Kjo është e vetmja rrugë që tregon se vlerat euroatlanrike janë zgjidhja dhe zgjedhja e Ballkanit Perëndimor,"- tha Xhaçka.

Ora 11:11
Spektakël në qiellin shqiptar, koreografia e avionëve të NATO-s (VIDEO-FOTO)

Qielli i Tiranës u "pushtua" nga avionët e NATO-s. Siç edhe duket në video ata u ngritën në qiell për disa minuta dhe zhvilluan një koereografi në nder të zyrtarizimit të aktivizimit të e Bazës së Kuçovës.

Ora 11:05
Investimi në Kuçovë, gjenerali i NATO-s vizitë në Shqipëri ( FOTO)

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters, ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare. Ai u prit në një ceremoni zyrtare nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!