Luftimet kanë hyrë në ditën e pestë në zonën e Karabakut të Sipërm dhe palët nuk kanë treguar asnjë shenjë se do të tërhiqen mbrapsht.
Ndërkohë që janë raportuar më shumë se 100 viktima në luftimet më të rënda në vitet e fundit mbi rajonin e Karabakut. Në një deklaratë për median Presidenti i Azerbajxhanit u shpreh se ata nuk kanë ndërmend të heqin dorë.
“Ne kemi vetëm një kusht: forcat e armatosura armene duhet t’i lënë pa kushte, plotësisht dhe menjëherë tokat tona”, tha Aliyev.
Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, megjithatë është ende e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit dhe ka shqetësime se fuqitë ndërkombëtare mund të tërhiqen në konflikt. Të mërkurën, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar nga mesazhet luftarake” që vijnë nga Turqia – një aleate e Azerbajxhanit.
Ndërkohë që Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e akuzoi Macronin për mbështetje të okupimit. Në anën tjetër ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u bëri propozim qeverive që të jetë ai në krye të dialogut, qeverive të dy vendeve që pretendojnë zonën, Azerbajxhanin dhe Armeninë. Të Mërkurën, zyra e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ai kishte thirrur ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit për të thënë se Rusia ishte e gatshme të priste bisedimet./Përgatiti Suada Mehmetaj
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton 'të fshehë' shkakun e rrëzimit të avionit
29 Dhjetor 2024, 16:41
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 15:23
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor 2024, 14:40
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor 2024, 09:37
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 18:08
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare
26 Dhjetor 2024, 16:10
-
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 67 pasagjerë në bord! 38 viktima dhe 29 të mbijetuar! Detajet e para nga hetimet (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 08:46
-
Armenia njeh pasaportat e Kosovës
20 Dhjetor 2024, 19:12
-
Si Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të kapërcejë hendekun midis Trump dhe Evropës! Analiza e CNN
16 Dhjetor 2024, 09:53
-
Zelensky i hapur për praninë e trupave të huaja në Ukrainë
9 Dhjetor 2024, 22:46
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor 2024, 14:03