Një 4-vjeçar, u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUT-së me temperaturë të lartë.
Pas pesë ditësh kujdesi intensiv, ai fitoi betejën dhe sot është kthyer i shëndetshëm në krahët e familjes së tij. Siç Ministria e Shëndetësisë thotë në një postim publik, “familja falënderoi mjekët Aurel dhe Frida, si edhe të gjithë stafin e Pediatrisë, për profesionalizmin”, duke u dhuruar edhe ëmbëlsira.
“Një buzëqeshje që vlen sa një botë e tërë.
Kur një fëmijë sëmuret, çdo minutë duket e pafund dhe çdo prind ka vetëm një lutje: ta shohë sërish fëmijën e tij të buzëqeshë
Neonick Kullolli, vetëm 4 vjeç, u shtrua me urgjencë në Pediatrinë e QSUT-së. Pas pesë ditësh kujdesi intensiv, ndjekjeje të pandërprerë dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, ai fitoi betejën dhe sot është kthyer i shëndetshëm në krahët e familjes së tij.
Me emocion dhe mirënjohje, familja falënderon mjekët Aurel dhe Frida, si edhe të gjithë stafin e Pediatrisë, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin njerëzor që i qëndroi pranë në ditët më të vështira.
Çdo fëmijë që kthehet në shtëpi me buzëqeshje është fitorja më e madhe për ne.
Ky është misioni ynë. Çdo ditë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe zemër”, shkruhet në postimin e Ministrisë.
Komente









