Nën moton “Libri na bashkon të gjithëve”, edicioni i 26-të i Panairit të Librit, nis këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve.
“Ky është Panairi i 26-të, është aktiviteti më i madh kulturor në Shqipëri, jo vetëm libror. Kostoja e këtij Panairi për këtë vit është 20 milionë lekë. Ne stimulojmë që gjatë këtyre ditëve të ketë ulje të paktën në 20 për qind”, shprehet Ymeri.
Në një bisedë për medien, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë që është edhe organizatorja e ngjarjes më të madhe vjetore të Librit, dha detaje lidhur me disa nga të ftuarit specialë përgjatë 5 ditëve të Panairit.
“Do të kemi shumë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova..., por do të kemi edhe të huaj. Nga këta të fundit më i shquari është Lilian Thuram (nesër në orën 19.00 në Sofanë e Librit) , futbollist i jashtëzakonshëm, por ai këtë radhë vjen në kostumin e shkrimtarit. Pastaj vlen të përmendet Ilide Carmignani, një personalitet i letërsisë, jo vetëm italian por edhe evropian”, tregon më tej Ymeri.
Do të jenë të pranishëm 95 ekspozues, ku botuesi Petrit Ymeri foli për përfshirjen e shtëpive botuese nga trevat e tjera shqiptare.
“Në radhë të parë nga Kosova, është “Logos”, Maqedonia e Veriut është thuajse inekzistente, ndërsa nga Mali i Zi do të jetë e pranishme një shtëpi botuese me tekste shkollore dhe nja dy librari”, thotë Ymeri.
Rritja e numrit të lexuesve mbetet një sfidë sipas tij, që kërkon angazhim maksimal të institucioneve.
Panairi do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa në 18 nëntor do të ndahen edhe 4 Çmimet e përvitshme, të përzgjedhura nga juria e kryesuar nga gazetarja Arta Marku.
M.T/A.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.2%
-
Jo
61.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 953
Lajme të tjera
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vishet kuq e zi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
28 Nëntor, 16:02
-
Lear Kurti vdiq nga mbidoza pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës nuk gjen shkelje nga efektivët, kërkon në gjykatë pushimin e çështjes
28 Nëntor, 12:41
-
FOTO + VIDEO/ Tritol lokalit në rrugën 'Sali Butka' në Tiranë, dëme të shumta materiale! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur
28 Nëntor, 09:16
-
Pritja në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të pavarësisë, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave, të pranishëm 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni
27 Nëntor, 19:29
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor, 18:13
-
Djemtë e Sazeve të Korçës në Tiranë për traditën: Muzika popullore, amanet nga të parët!
27 Nëntor, 17:10
-
111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve
27 Nëntor, 14:17
-
Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, në hetim 3 të mitur dhe një grua
27 Nëntor, 13:06
-
Tirana në festë! Nesër 'Parada e Shqiptarëve!' Veliaj nga Report Tv fton qytetarët në bulevard: Të parët s'pyetën për plumbat, s'na ndalin ca pika shiu! I tregojmë botës kulturën tonë
27 Nëntor, 12:43
-
Tiranë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun
27 Nëntor, 12:02
-
Jemi në dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora pritet të zbardhë malin e Dajtit
27 Nëntor, 11:39
-
Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, kryetari i Komunës, Aliu: Tok së bashku do të festojmë në Tiranën e shumëdashur nga të gjithë
26 Nëntor, 21:55