Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin gjatë formulimit të buxhetit të vitit 2018.

Në amandamendin e propozuar nga grupi parlamentar i PD sugjerohej që 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohej Arsimit.

“Rama e votoi kundër dhe sot bën të paditurin dhe harbutin,”-shkruan në Facebook deputeti.

Amendamenti i grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin në vitin 2018

Kujtojmë që pika e parë prej  8 pikave për të cilët studentët protestojnë është  Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi dhe përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).

Për më shumë detaje nga kërkesat e studentëve (SHIKO KËTU)