5 gjëra që të gjitha thonj-ngrënësit
e pandreqshëm duhet të dinë

5 gjëra që të gjitha thonj-ngrënësit<br />e pandreqshëm duhet të dinë
5 gjëra që të gjithë thonj-ngrënësit duhet të dinë:
 
Eshtë e dëmshme për dhëmbët. Të kafshosh thonjtë vë në punë dhëmbët gjatë gjithë ditës. Mund të shkaktojë shtrembërim të tyre, prishje të smaltit ose konsumim të dhëmbit.
 
Të hash thonjtë kushton shumë para. Dëmi i madh që i shkaktohet dhëmbëve ka nevojë për kujdesin e dentistit. Puna e dentistit përkthehet në shumë para. Sipas Akademisë së Përgjithshme Dentare, personat që hanë thonjtë shpenzojnë mesatarisht 4,ooo $ më shumë se njerëzit e tjerë me kontrollet tek dentisti.
 
Mund të të sëmurë. Në duar ndodhen bakteret më të dëmshme. Kafshimi i thonjve i transporton këto mikrobe në gojë dhe rrit rrezikun e sëmundjeve dhe infeksioneve në stomak dhe zorrë. Nëse gëlltisni sasi të mëdha të manikyrit, rrezikon shumë veshkat, mushkëritë dhe sistemin nervor.
 
Do të dhembin gishtat. Kafshimi i thonjve shkakton çarje të lëkurës së gishtërinjve dhe kjo mund të çojë drejt infeksioneve dhe pezamtimeve të lëkurës. Nëse i kafshoni më shumë nga ‘sa mban’ gishti, atëherë do të ndjeni dhimbje gjatë gjithë ditës.
 
Mund të përhapë lythat. Largoni çdo dyshim. Virusi që shkakton lythat është mëse i zakonshëm për personat që hanë thonjtë . Ky virus mund të përhapet fare lehtë në buzë dhe gojë.
 
Jepini fund, merrni kontrollin dhe mos i hani më thonjtë!
thonjte
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane