5 Heronjtë e Vigut
apo dy gishtat

5 Heronjtë e Vigut<br />apo dy gishtat
TIRANE - Le ta kujtojmë që në zanafillë se “5 Heronjtë e Vigut” nuk janë thjesht një simbol, ose një vepër arti. Ata janë pesë burra mirditorë që kanë luftuar me bindjen e tyre për ideale njerëzore dhe ata; kanë ende gjallë trashëgimtarët e tyre...

Sikur ndonjëri nga pushtetarët e sotëm të kishte së paku gjyshin mes tyre, a do ta kishte lejuar vallë trupin e tij të derdhur në shtatore të përdhosej rrugëve të Shkodrës.

Pas këtij konstatimi nuk ka asnjë dilemë se për çfarë duhet treguar më shumë respekt: për një ngrehinë me dy kolona të derdhur në llaç e hekur apo për 5 imazhe njerëzore?

Duke vendosur dy ngjarje paralele në qendër të debatit të sotëm politik, pas zhurmës që u ngrit pas deklaratës së kryebashkiakut Elvis Roshi për heqjen e “dy gishtave” në qendër të Kavajës, shfaqet një problem i madh që ka të bëjë me karakterin dhe qëndrimin ekstremist partiak të kryeministrit Berisha.

JA SHEMBULLI

Kur këshilli bashkiak i Shkodrës vendosi më 25 tetor të vitit 2008 heqjen e monumentit të “5 Heronjve të Vigut” dhe vendosjen e tij në periferi të qytetit, edhe pse artistët më të njohur shqiptarë protestuan se po dhunohej jo vetëm një monument historik, por edhe një vepër e madhe arti, kryebashkiakut të Shkodrës “nuk i hyri gjemb në këmbë”.

Madje për fat të keq, askush nuk e mendoi se heqja e tyre në mënyrë barbare ishte një akt përdhosjeje (pas vdekjes) i pesë heronjve. Përdhosja e njerëzve pas vdekjes është blasfemi.

Megjithatë kryebashkiaku i Shkodrës dha urdhër të sharroheshin ato 5 imazhe skulpturale të këtyre burrave: Ahmet Haxhisë, Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit, Ndoc Dedës dhe Hydajet Lezhaës.

Nuk e dëgjuam në 2008-ën në asnjë media ose takim elektoral kryeministrin Berisha që të thoshte “që asnjë të mos guxojë ta prekë” monumentin e 5 Heronjve të Vigut. Nga qëndrimi i heshtur i tij, heronjtë u hodhën në plehra, u tërhoqën zvarrë me buldozer, dhe jo pak më larg se prag-fushata elketorale ajo çfarë mbeti nga gjymtyrtë e tyre u shit për skrap.

Çudi e madhe, kur dëgjojmë kryeministrin që po sulmon egërsisht opozitën, Edi Ramën dhe kryebashkiakun e Kavajës për një ngrehinë që e parë më sy të lirë rezulton të jetë së paku një shkronjë e madhe V. Artisi i Popullit, Muntaz Dhrami e quajti skandaloz sharrimin që iu është bërë kësaj vepre.

“Është si të vrasësh një njeri. Nuk bën vaki në asnjë vend të botës, vetëm te ne ndodhin këto gjëra”, tha ai. Duke përdhosur përpjekjet luftën e tyre, sot në vend të monumentit, në qendër të Shkodrës është ndërtuar një shatërvan që shërben si rreth-rrotullim dhe nuk ka një vepër tjetrë më të mirë.

Në këtë mënyrë, Heronjtë e Vigut, Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Ndoc Deda dhe Hydajet Lezha, tashmë po shkatërrohen dhe nuk dihet prej sa kohësh ka nisur prerja e bronzit për skrap.

Monumenti i “5 Heronjve të Vigut”, i vendosur në qendrën e qytetit të Shkodrës, që në vitin 1982 nuk ishte vetëm simbol i heroizmit dhe qëndresës, por edhe një pikë referimi dhe për ata që shkojnë në Shkodër.

Ndërsa “V”-ja e shumëpërfolur e Kavajës, ose dy gishtat e “mitingashëve”, siç u thotë populli në zhargonin e tij, edhe simbolikisht nuk kanë lidhje aq të fortë me historinë, sa ç’kanë pesë burra mirditorë që dhanë jetën, se ashtu e menduan ata lirinë, lirinë e Shqipërisë.

“Ky monument përjetëson një moment historik, njerëz të lavdishëm dhe heronj. Ishte koha dhe vendi kur ishte e domosdoshme t’u ngrije përmendore”, ka reaguar ë skulptori i njohur Hektror Dule pas sharrimit nga krybashkiaku i Shkodrës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm