Me ngjyrat e saj dhe atmosferën magjike, vjeshta është stina e përsosur për të udhëtuar drejt një destinazioni jo fort të zakonshëm. Ndoshta jo shumë larg nga vendet tepër të njohura të verës. Nga peizazhet sërish bukolike të Brandeburgut në peizazhet e pangatërrueshme të Gjirit të Napolit, ja cilat janë vendet ku mund të kalohet një fundjavë e freskët sipas guidës së Lonely Planet. Pesë ide për të jetuar sa më mirë këtë stinë me të gjitha përparësitë e saj, duke filluar nga numri i pakët i turistëvëve e deri tek ditët shpesh akoma të bukura sidomos kur bëhet fjalë për Mesdheun.
Brandeburg, më i miri pranë Berlinit
Brandenburg rrethon Berlinin frenetik, por shpirti i tij është aq larg nga kryeqyteti sa edhe Shangri-La. Kjo tokë e ëmbël dhe e qetë me fusha të gjera që shtrihen deri në horizont është e përfshirë pjesërisht në rezervatet natyrore të mbrojtura. Në këtë stinë Brandergurg shpalos mijëra ngjyra vjeshte. Nëse kalon në këtë vend një fundjavë, nuk do të jesh në siklet për të vendosur mes thesareve mbretërore të Schloss Sanssouci të Potsdam e parkut që e rrethon, mrekullive të teknologjisë gjermanike apo rrënojat e manastirit romantik mesjetar të Chorin. Nëse ju nevojitet një këshillë atëherë mos lini pa vizituar qytetin e Brandenburg An Der Havel: rreth 50 km larg Berlinit. Ka një peizazh pastoral, me liqene, lumenj, kanael dhe një qendër historike me ndërtesa të mahnitëse me tulla të kuqe, tipike për Gjermaninë qendrore.
Parisi, shetitje në Haut Marais
Në vitet e fundit, talentet e reja vendit përqendrohen në Haut Marais (ndryshe Nord Marais ose ne ngjarshmëri me muzeun amerikan, NoMa. Laboratore të shumta stilistësh, galeri arti dhe dyqanet e modës së lartë, lindin në krah të dyqaneve të vjetra. Ti jepesh tundimit të blerjes, në Paris, më shumë se kurrë në muajt joshës të vjeshtës, është thuajse një detyrim. Çanta të modës së fundit me cipa të buta të presin tek Pauline Pin: të gjitha janë të prodhuara në këtë dyqan, që është pika kryesore e shitjes dhe laboratori stilitstes Clarisse.
Estremadura, toka e bollëkut
Kur madh Charles V zgjodhi të heqë dorë nga froni i Perandorisë Romake dhe të merrte strehim në Extremadura, në Monasterio de Yuste, pati menduar mirë gjithçka. Mbreti ishte në kërkim të paqes shpirtërore dhe fizike, pas viteve mjaft sfiduese. Kush e ka parë këtë qoshe të Portugalisë nuk do t’i ketë shpëtuar nga sytë fakti që ësthë një tokë e bollëkut, në mes të kodrave dhe luginave më pjellore të vendit. Këshilla për të pasur ërvojën tuaj (jo duke lënë fronin, por duke shijuar bukuritë e natyrësr bukuria e vendit) është që të përqëndroheni në Ericeria, një fshat në mes të shkëmbinjve dhe ujërave të Atlantikut. Fshati është në veri të Lisbonës, është një destinacion i shkëlqyer për një fundjavë të gjatë mes çlodhjes dhe bukurisë. Kujt ia ka ëna për sërf, valët këtu janë të jashtëzakonshme
Në gjurmët e “Il Postino”
Nuk është kjo arsyeja e vetme për të dalë në jashtë stinës dhe për të vizituar Procida-n, por fakti që këtu është xhiruar filmi i fundit i Massimo Troisi, pikërisht në fshatin Marina Corricella, të jep një ndjesi poetike. E vërteta është se ishulli më i vogël në Gjirin e Napolit nuk është vetëm poetik, por edhe shumë pak i frekuentuar. Shtëpitë e vogla në Grande Marina mirëpresim udhëtarët me hije e tyre rozë, të bardhë dhe të verdhë, duke i dhënë ishullit një pamje të mrekullueshme që në hyrje të tij. Një nga pikat kryesore të qëndrimit, megjithatë, është vizita në abacinë e San Michele Arcangelo, perla e shekullit të njëmbëdhjetë dhe ish abaci benedikte.
Ai tramvaj për në bregdetin Blanca
Mund të duket e tepërt një fundjavë e gjatë, pak kilometra nga Valencia që është shumë e dashur për turistët. Megjithatë, në më pak se dy orë nga qendra e qytetit në Calatrava të pret një bregdet i bukur dhe një eksperiencë që jo çdokush e di.
është fjalë për Costa Blanca dhe tramvajin i cili është në gjendje të përmbushë shumë nga dëshirat tuaja, madje edhe nga ato që nuk e dini se mund t’i keni.Konvoji (më shumë i ngjan një treni se një tramvaj ) lidh Benidorm me Alicante. Mes dy qyteteve, ka një shtrirje të bukur të shkëlqimit mesdhetar. Dhe në qoftë se Benidorm ka bërë pak si shumë lëshime në ndërtim Alicante është një shembull i përkryer i një Spanje ndoshta “të vogël”, por të pasur me histori, dinamizëm dhe argëtim.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com