5 këshilla se si t’i bësh fëmijët
që të hanë frutat dhe perimet

5 këshilla se si t’i bësh fëmijët<br />që të hanë frutat dhe perimet
Gjithnjë e më shpesh bëhet e vështirë për prindërit apo gjyshet që t’u japin për të ngrënë fruta apo perime fëmijëve të tyre. Të gjendur përpara larmishmërisë të ushqimeve të ndryshme ata bëhen grindavecë në tryezë duke refuzuar ushqimet e shëndetshme. Më poshtë keni 5 mënyra se si t’i bëni fëmijët që të zgjedhin frutat dhe perimet
 
1-Jepni shembullin e mirë. Fëmija duke parë prindërit që hanë me shije frutat dhe perimet shpesh herë në ditë stimulon fëmijët që të afrohen me më tepër besim drejt këtyre ushqimeve dhe nisin që t’i vlerësojnë.

2-Përgatisni dhe gatuani me fëmijët atë çfarë do të vendosni në tavolinën e ngrënies. Duke i përfshirë ata në punë të ‘rriturish’ sjell tendencë për t’i motivuar fëmijët që të ndihen më të përgjegjshëm dhe më pjesëmarrës.

3- Shërbejini perimet pranë diçkaje që fëmijët e adhurojnë. Akoma më mirë jepuni perimet në momentin që kanë më tepër uri. Është më mirë që fëmijët të hanë perime para çdo ushqimi tjetër.

4-Përgatitini perimet dhe frutat të pastruara dhe të prera në mënyrë që të jenë gati për t’u marrë me dorë dhe për t’u ngrënë në çdo moment të ditës. Fëmijët duhet të kenë mundësinë që të hanë në çdo moment frutat apo perimet.

5- Sillni në tavolinën e ngrënies ngjyra me fantazi. Përdorni perime dhe fruta të çdo ngjyre, përdorni ndonjë recetë, duke i përzier ato me ushqime të tjera për një pjatë të bukur që të ngacmojë fëmijën të ushqehet.

Redaksia Online
(a.h/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024