'5 kërkesat e turizmit për qeverinë', Basha takohet me drejtuesit e Shoqatës së Turizmit: Ky sektor nuk ka asnjë mbështetje

'5 kërkesat e turizmit për qeverinë', Basha takohet me drejtuesit e Shoqatës së Turizmit: Ky sektor nuk ka asnjë mbështetje

Lulzim Basha me drejtuesit e Shoqatës së Turizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, lidhur me goditjen që ky sektor ka marrë si pasojë e pandemisë. Gjatë takimi drejtuesit e Shoqatës së Turizmit i kanë shprehur Bashës 5 kërkesa që qeveria të ndihmojë këtë sektor për të mbijetuar, ndërsa vetë kryetari i PD u shpreh se këto kërkesa janë të drejta dhe duhen zbatuar sa më parë nga qeveria.

Drejtuesit e Shoqatës së Turizmit i thanë kryedemokratit Basha se ky sektor punëson 93 mijë persona dhe shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit. Sipas drejtuesit e kësaj Shoqate qeveria nuk ka asnjë ndihmë financiare për turizmin, ndërsa operatorët nuk janë ndihmuar për pagat e punonjësve ku mijëra familje e qytetarë që mbahen me të ardhurat nga turizmi janë lënë jashtë paketës së parë dhe të dytë.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ku përfaqësohen rreth 93 mijë të punësuar në këtë sektor të goditur rëndë nga pandemia.

Enver Mehmeti, Presidenti i shoqatës, Zak Topuzi, Kryetar i Sektorit të Hoteleve dhe Sokol Hoxha, Kryetar i Sektorit te Agjensive Turistike, shprehën shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit.

“Standardet e reja që po vendosen nga qeveria kanë një kosto shtesë të konsiderueshme, për të cilat nuk është dhënë asnjë ndihmë financiare.”- theksuan përfaqësuesit e shoqatës së turizmit. Ata vunë në dukje se mungesa e një plani nga qeveria për kohën e hapjes së sezonit e vështirëson akoma më shumë gjendjen.

“Gjetja e një formule mbijetese është ajo çfarë vlen më shumë tani për turizmin”- thanë përfaqësuesit e shoqatës, duke vënë në dukje se ky sektor u godit 2 herë brenda pak muajve, fillimisht nga tërmeti më nëntor dhe tani nga pandemia, kur janë anulluar të gjitha prenotimet.

Sektori punëson 93 000 persona dhe në zinxhir, pothuajse, 200 000 të tjerë. Qindra mijëra familje në fshat jetojnë me të ardhurat nga turizmi, ndërkohë që është lënë në harresë, jashtë paketës së parë dhe të dytë.

Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria.

Përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit i thanë kreut të opozitës se kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit janë të shumta, por më kryesoret kanë të bëjnë me:

1.Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.

2.Subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore

3.Sigurimin e likuiditetit përmes  skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

4.Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht, si në kohë "paqeje".

5.Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

Për kreun e opozitës Lulzim Basha të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të turizmit janë të drejta dhe duhen  të zbatohen sa më parë nga qeveria. Zoti Basha i siguroi punonjësit e sektorit të turizmit dhe përfaqësuesit e tyre se do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet, me qëllim mbështetjen e turizmit, si një ndër sektorët më të rëndësishëm  të ekonomisë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 06/05/2020 09:57

    "Iris" e "pese", ju falenderoj per komentet!

    Përgjigju
  • Iris: 06/05/2020 03:29

    /yyy/ per majen e Dajtit ke ngateruar adrese ,kerkoja z.Meta se per te thuhet se ka experience me Tomorin ,me ane te guroreve.

    Përgjigju
  • YYY: 05/05/2020 16:20

    Me qe per Z. Basha cdo kerkese qe i drejtohet qeverise eshte e drejte, edhe une kam nje kerkese. T'i kerkoje Rames te ule pak majen e Dajtit sepse na pengon diellin ne mengjes! Nese Rama nuk e ben do te thote se nuk punon per interesat e popullit.

    Përgjigju
    • pese: 05/05/2020 22:34

      YYY, duhet t’ia shtrosh me 5 menyra (pika) te ndryshme. Keshtu qe nuk ta mer persiper me 1 pike. Po edhe keta te turizmit po me 5 pika, sic i pelqejne atij. Koincidence

  • Turizem: 05/05/2020 16:19

    Gazoj qe Basha mbeshtet ket temin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë