5 këshilla organizimi për të përgatitur shtëpinë për pushime

5 këshilla organizimi për të përgatitur shtëpinë për pushime

Mbase ditët e mëparshme moti i ngjante më shumë verës dhe disponimi ynë nuk ishte aq festiv, por duket se nëntori e ruajti fytyrën e tij të “ngurtë” për në fund. Sezoni i festave mund të jetë një kohë e mirë për të krijuar kujtime të reja me njerëzit e dashur, por mund të jetë gjithashtu stresues nëse nuk jemi të përgatitur dhe organizuar siç duhet.

Pak para se të mirëpresim muajin e festave dhe të hyjmë në humorin e tyre, le të shohim se çfarë mund të bëjmë për t'u përgatitur më mirë për detyrimet e shtuara që na presin.

Lini vend në dollapin tuaj për rroba më të rënda
Nëse sirtarët tuaj janë të rrëmujshëm tani është shansi t'i rregulloni dhe t'i lini vend veshjeve më të lezetshme, por edhe atyre që do të blini gjatë sezonit të festave.

Pastroni frigorierin
Ushqimi luan rolin më të rëndësishëm në Krishtlindje. Pastroni dollapët e kuzhinës nga sendet dhe ushqimet që mund të mos i dëshironi më dhe përgatitni hapësirën për orët që do të kaloni duke bërë ëmbëlsirat vetëm ose me familjen.

Merrni atë që ju nevojitet
Mblidhni gjërat thelbësore dhe lërini për blerje të minutës së fundit ato që nuk mund të mbahen për disa ditë. Edhe nëse keni rregulluar që mysafirët tuaj të sjellin gjëra të caktuara, është mirë që të përgatiteni për të papriturat.

Bëni pastrim të përgjithshëm
Ne e kuptojmë se ju tingëllon mjaft e mërzitshme, por është diçka që duhet bërë dhe sa më shpejt të filloni, aq më mirë. Pastroni gradualisht dritaret, ballkonet, muret dhe gjithçka që ju merr shumë kohë, në mënyrë që viti i ri ta gjejë shtëpinë tuaj me gaz dhe ju më të relaksuar.

Shtoni një prekje festive
Pse të prisni deri në minutën e fundit për të dekoruar? Dhjetori pothuajse ka ardhur dhe fryma festive tashmë po na rrethon. Nëse nuk keni kohë, mund të dekoroni gradualisht dhe ta lini pemën ose pjesën që duket më e vështirë për t'u dekoruar për fundjavë ose një ditë që keni më shumë kohë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë