Ndjekja e një diete të shëndetshme dhe të duhur për trupin tuaj është e rëndësishme për të humbur peshën që dëshironi. Më poshtë iu rendisim disa këshilla e sugjerime që do t’ju ndihmojnë në rrugëtimin.
Pini shpesh ujë
Para vakteve, pini sasi të mëdha uji pasi kjo gjë iu bën të ngopeni dhe të konsumoni më pak ushqim.
Konsumoni vezë për mëngjes
Konsumimi i vezës në mëngjes të jep ndjesinë e ngopjes për orët në vijim.
Konsumoni kafe dhe çaj jeshil
Kafja dhe çaji jeshil kanë mjaft antioksidantë që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.
Evitoni ushqimet me sheqer dhe karbohidrate
Nëse dëshironi të humbni peshë duhet të eliminoni sasinë e sheqerit pasi me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, nxit nepsin.
Shtoni përdorimin e erëzave në gatime
Disa erëza si speci djegës kanë përbërës që përshpejtojnë metabolizmin. Shija e tyre e fortë do t’ju bëjë të ndjeheni më të ngopur.