Kequshqyerja gjatë festave, dietologia jep këshillat: Mos mbani dietë drastike, konsumoni ushqim në mënyrë të balancuar dhe menaxhoni stresin

Pas festave të fundvitit, peshorja është nga  momentet më të sikletshme. Minimumi i peshës shtuar nga konsumimi i ushqimeve me shumë kalori dhe yndyra të tepruar, është 2 kg. Për të hequr këtë peshë, por edhe për të pastruar organizmin pas ditëve të mbingarkuara, dietologia Anila l këshillon një dietë të balancuar me sallatëra, supëra e fruta.

“Tani duhet të paguajmë për mëkatet që kemi bërë në festat e fund vitit. Trupi është ngarkuar. Po ashtu edhe organet si mëlçia, veshka, për sistemin të treta për shkak të konsumimit të bakllavasë, ëmbëlsirave apo yndyrave të ngopura siç është mishi. Për të rregullua punën e mëlçisë, veshkave duhet që të fillojmë të kujdesemi me ushqimin, të lehtësojmë mënyrën tonë të ushqyerit. Do të fokusohesha tek një mëngjes duke konsumuar lëngjet e perimeve jeshile, por edhe konsumimi i një smoothe, kos me fara. Do na bënte pastrim të florës bakteriale. Për të rregulluar sistemin tonë tretës. Dreka do ishte mirë që të konsumohej sallatë mikse. Suprat janë zgjedhje tjetër e mire. Jemi pas feste por edhe nnë kohë virozësh dhe do ishte shumë mirë për ti dhënë forcë sistemit tonë imunitar. Edhe frutat e perimet e gjalla janë të mikra. Nuk do të preferoja të futeshim në dieta drastike sepse çojnë në pasoja. Një dietë e balancuar dhe e kontrolluar do të ishte perfektë. Stili i jetesës do të bënte zgjidhjen ideale të kësaj situate që jemi”, tregoi Kaleshi.

Përveç ushqimeve të shëndetshme, rëndësi të madhe dietologia këshillon për të gjithë që të menaxhohet stresi, shkaktar kryesor i obezitetit. 

“Menaxhimi i stresit pastaj është shumë i rëndësishëm. Mundohuni të menaxhoni stresin në mënyrë që  të ecni përpara. Sidomos ato që kanë sëmundje apo janë obezë duhet ta menaxhojnë stresin në mënyrën më të mirë”, tha dietologia Anila Kalleshi.

Për të marrë një kg shtesë duhet dy rriska bakllava, një kofshë gjeli, përshesh, 100 gram sallatë ruse dhe dy gota verë....Por për ti hequr duhet të harxhosh dyfishin asaj që ke konsumuar. Dhe për këtë duhet aktivitet i fortë fizik.

‘Për të marrë një kg shtesë duhen 3500 kalori, për ti humbur duhen 7 mijë kalori. Aktiviteti fizik është shumë i mirë, atletikë futboll. Një kallëp bakllava është nga 600 në 700 kalori. Për ti hequr ato kalori duhet më shumë se një orë. Duhet të vraposh shumë për të hequr atë kallëp bakllavaje”, tha Kaleshi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale