5 konkurrentët, projekti fitues
për “Marubin” shpallet më 30 mars

5 konkurrentët, projekti fitues<br />për “Marubin” shpallet më 30 mars
Janë shpallur 5 fituesit e fazës së parë të Konkursit Ndërkombëtar për Restaurimin dhe Muzealizimin e Fototekës “Marubi” në Shkodër.

Në këtë konkurs kanë aplikuar 26 studio. Ndër to aplikuan 11 studio nga Italia, 9 nga Shqipëria, 1 studio  nga Gjermania, Holanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kosova. Konkursi u shpall në 7 shkurt 2014 dhe u konceptua në 2 faza: faza e parë përfundoi në 28 shkurt me përzgjedhjen e short-listës me 5 studiot fituese, për të vazhduar në fazën e dytë  kur do shpallet  fituesi, në 30 mars 2014.

Konkurrentët e përzgjedhur sipas dëshmisë së përvojës dhe të projekt ideve të vizionit të zhvillimit, janë 5 Studiot e kualifikuara në short-list, të renditura në mënyrë alfabetike: Atelier4  (studio shqiptare), Casanova+Hernandez (studio holandeze), Lorenco&CO (studio shqiptare), Testa (studio italiane) dhe Zvi Hecker (studio gjermane).

Nga 5 të përzgjedhurit do të ketë vetëm një çmim të parë, i cili do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare. Fituesi do të zhvillojë më tej projektin e zbatimit dhe do të mbikëqyrë zhvillimin e ndërtimit. Kostoja për punimet e restaurimit do të mbulohet nga Komuniteti Europian nëpërmjet Projektit IPA Adriatik që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Një shumë prej rreth 17,000 eurosh është paraprakisht në dispozicion për hartimin e projektit të plotë teknik.


Shkrimi u publikua sot(04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar