5 mënyrat në të cilat periodat
shkatërrojnë lëkurën tuaj

5 mënyrat në të cilat periodat<br />shkatërrojnë lëkurën tuaj
Të jesh femër ka padyshim anët e saj më të bukura, por çdo femër është ankuar të paktën një herë në jetë rreth periudhës së periodave. Me shumë gjasa, femrat ankohen çdo muaj. Sikur gjatë kësaj periudhe të mos mjaftonin dhimbjet menstruale, fryrjet e barkut, një gjë tjetër që sjellin periodat janë ndryshimet në lëkurë. Hormonet e dëmtojnë shumë lëkurën e femrave gjatë muajit të periodave dhe çfarëdolloj simptome të keni, lëkura nuk duket në gjendje të mirë. Kështu që kjo listë e gjërave që mund ti ndodhin lëkurës suaj prej ndryshimeve hormonale gjatë ciklit menstrual, është tepër e nevojshme.

1. Puçrra në fytyrë (Akne)
Sipas një kërkimi në fushën e dermatologjisë, 63% e puçrave shfaqen gjatë ciklit menstrual. Kjo zakonisht fillon 7 deri në 10 ditë para fillimit të një periudhe. Ky lloj i puçrrave të fytyrës nuk është një çështje e higjenës, por vjen nga nivelet hormonale që zhvendosen gjatë ciklit menstrual. Në këtë pikë, niveli i testosteronit është më i lartë se estrogjeni dhe progesteroni, çfarë shkakton shumicën e problemeve me puçrat e fytyrës.
Në mënyrë që ta vendosni këtë situatë nën kontroll, ka diçka që çdo vajzë duhet ta dijë. Ju mund të bisedoni me një gjinekolog në lidhje me marrjen e “pilulave të kontrollit të lindjes”. Këto pilula funksionojnë duke rritur nivelin e një proteine të quajtur “sex-hormone binding globulin” (SHBG) në gjak. SHBG thith testosteronet e lirë në gjak, që janë shkaku i akneve. 

2. Pore më të mëdha se zakonisht
Rreth mesit të ciklit tuaj menstrual, niveli i progesteronit do të rritet, çfarë do të stimulojë prodhimin e sekrecioneve prej gjëndrave dhjamore. Këto sekrecione shërbejnë si lubrifikantë natyralë të lëkurës duke i dhënë asaj shkëlqim. Për ti zvogëluar poret, së pari mos i kruani ato me gishta. Pastaj përdorni një locion që përmban oksid salicilik, i cili do të ndihmojë për të mbajtur të pastra poret e bllokuara. Mbi të gjitha, ruajeni fytyrën tuaj nga ekspozimi i tepërt në diell dhe lani make-up in para se të flini.

3. Lëkura është më e thatë se më parë
Në periudhën e periodave, niveli i estrogjenit në trupin e femrave është më i ulët se zakonisht, çfarë shkakton dehidratimin e lëkurës. Zgjidhja në këtë rast janë produktet hidratuese para se niveli i estrogjenti të ritet. Nivelet e estrogjenit janë më të lartë rreth ditës së 16 të ciklit tuaj menstrual.
Për të shëruar lëkurën tuaj gjatë periudhës së ciklit merrni një krem që ndalon dehidratimin (gjalpi kakao, glicerina, dhe vazelina janë përbërësit më të dobishëm për lëkurë të thatë). Zgjidhni atë që funksionon më mirë në lëkurën tuaj. Përdoreni atë vazhdimisht, madje edhe kur lëkura juaj nuk është e thatë sepse kjo do të para ndalojë thatësinë.

4. Rritje e ndjeshmërisë ndaj diellit
Hormonet që shkaktojnë zgjerimin e poreve tuaja gjithashtu e bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj diellit dhe kjo mund të shkaktojë arna të kuqe të lëkurës. Juve ju duhet të përdorni gjithë kohën krem dielli për të mbrojtur lëkurën tuaj.

5. Ngjyrim i lëkurës
Hormoni femëror i estrogjenit rrit ngjyrimin e lëkurës. Ky është zakonisht vetëm një ndryshim i butë gjatë periudhës, por mund të jetë i dukshëm me sy të lire. Në disa pjesë të trupit lëkura merr pak ngjyrë të errët, e në fytyrë po ashtu.

Redaksia online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike