Ju ndodhet soda e bukës në kuzhinë por e përdorni shumë rrallë, tanimë ka ardhur koha që t’ju tregojmë disa mënyra së si ta përdorini jashtë guzhinës.
Zbardhimi i dhëmbëve me sodë buke
Keni vënë re që dhëmbët tuaj nuk duken më të bardhë si më parë? Ju mund të përdorni sdoën e bukës për të zbardhuar dhëmbët tuaj. Përzijeni sodën e bukës me pastën e dhëmbëve dhe lajni me të, pas 2 javësh ju do të vëreni se dhëmbët tuaj do të jenë me të bardhë.
Hiqni rrathët e zinj poshtë syve
Në një enë me ujë dhe sodë, njomni pak pambukun dhe aplikojeni poshtë rrathëve të syve për 15 minuta, dhe më pas do te vini se zonat poshtë syve do të shëndrisin vetëm duke përdorur 2 përbërës.
Pastroni hekurin e rrobave me uthull dhe sodë buke
Hekuri juaj është bërë shumë i papastër dhe ju keni provuar shumë mënyra për ta pastruar por pa rezultat. Tani ka një zgjidhje super të shpejtë dhe të lehtë që do t'ju marrë vetëm 5 minuta.
Ju duhet të përdorni një përzierje uthull dhe sodë mbi pjesën e papastër të hekurit dhe lëreni atë për pak minuta dhe më pas pastrojeni me një picetë të thatë.
Pastroni pjatalarësen me sodë buke
Pjatalarësja juaj ndoshta ka nevojë për një pastrim por nuk dini si! Për fat të mirë ju nuk keni për të shpenzuar shumë për të blerë detergjentë të shtrënjtë, ajo që ju duhet është pak sode buke dhe uthull. Spërkatni 1 filxhan sode buke në pjatalarësen tuaj. Lëreni që të qëndrojë ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes gradojeni pjatalarësen ne zonën më të nxehtë lëreni ndezur për rreth 5-10 minuta derisa të formohet avull në të. Pastaj hidhni 2 gota uthull dhe me pas lëreni të kryej punën e saj. Ju do të jeni të habitur se sa të pastra do të dalin enët tuaja më pas.
Pastroni dyshekun tuaj me sodë buke
Dysheku në të cilin fleni duhet të pastrohet sa më shpesh, është e këshilllueshme që të paktën një herë në vit të pastrohet për të shmangur erën e keqe apo dhe bakteriet. Për të pastruar dyshekun tuaj, hiqni atë nga çdo shtresë e mbulesa, e më pas spërkasni të gjithë dyshekun me sodë buke dhe jepni një pastrim me një furçë të thatë. Pas kësaj terhiqeni me vakum të gjithë sodën e bukës. Dysheku jusj do të jetë i pastruar nga bakteriet dhe nga era e keqe.