Shqipëri - Çeki do luhet më 12 tetor në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2024. Për duelin e së enjtes në mbrëmje që zhvillohet në "Air Albania", FSHF nxori në shitje mesditën e së martës edhe 1139 biletat e mbetura. Në vetëm pak minuta biletat "avulluan", teksa radha e tifozëve që kërkonin një biletë shkoi deri në pesë mijë.
Për shkak të numrit të lartë të vizitave në web-faqen e FSHF-së, serveri u bllokua dhe për pak minuta faqja nuk mundet të hapej. Ndërkohë pas shumë minutave pritje, kur faqja e biletave ishte aktive, këto të fundit ishin "sold-out".

Për disa minuta faqja e FSHF-së nuk funksionoi
Intersi për këtë ndeshje ka qenë i lartë, me tanët që e kanë një finale këtë duel, duke dashur grupet e Euro 2024 që zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Kujtojmë se 20 mijë biletat e ndeshjes u shitën disa javë më parë brenda disa orësh po online, me tifozët që patën ankesa për menaxhimin dhe mosfunksionimin si duhet të serverit të faqes.
Tanimë edhe 1139 biletat e mbetura "avulluan" për pak minuta, me një përdorues që mund të merrte deri në katër të tilla. Kujtojmë se këto bileta ishin të rezervuara për tifozët miq, me Federatën Çeke që nuk mori të gjithë numrin e rezervuar, duke bërë që FSHF t'i rihidhte në treg për tifozët kuqezinj.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.6%
-
Të gabuar
90.3%
-
Nuk kam mendim
4.1%
Vota total: 6286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër derbi i kryeqytetit në 'Air Albania', Partizani më superior përballë Tiranën në statistika
14 Shkurt, 15:19
-
Deklarata fyese kundër arbitrave dhe tentativë për konfrontim fizik, Komisioni i Disiplinës dënon drejtorin e Elbasanit dhe Egnatias! Gjoba edhe për Vorën e Bylisin
13 Shkurt, 21:15
-
'Loro Boriçi' s'do jetë i vetëm për 107 vjetorin e klubit, në Shkodër nisin propozimet për emërtimin e katër tribunave të stadiumit
13 Shkurt, 13:41
-
Datat dhe oraret/ Kombëtarja e Shqipërisë e nis në shtëpi kundër Bjellorusisë, ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve luhet në orën 15:00
13 Shkurt, 11:08
-
Sylvinho pas shortit të Ligës së Kombeve: Mendja jonë është te play-off-et e Kupës së Botës
13 Shkurt, 09:22
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja e Shqipërisë pjesë e Ligës C, në Grupin C1 do ndeshet kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos! Kosova në Grupin B3
12 Shkurt, 10:01
-
Kupa e Shqipërisë si 'ilaç', Dinamo mposht 0-2 Tiranën dhe 'prek' fazën gjysmëfinale
11 Shkurt, 15:36
-
FSHF ndryshon orarin e derbit, Partizani - Tirana do luhet të dielën në orën 16:30
11 Shkurt, 14:22
-
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia përmbys 1-2 Teutën në 'Niko Dovana', sot dy ndeshjet e radhës çerekfinale! Spikat derbi Tirana - Dinamo
11 Shkurt, 09:21
-
Kupa e Shqipërisë/ Vendos goli i Kastratit, Vllaznia fiton 0-1 kundër Bylisit në Ballsh për çerekfinalen e parë
10 Shkurt, 15:28
-
Kombëtarja shqiptare e priftërinjve merr pjesë në Europianin e Futsall në Poloni
9 Shkurt, 14:20
-
FSHF 'përplas' derbin e kryeqytetit me sfidën Vllaznia - AF Elbasani, ndryshon orari i ndeshjes në Shkodër
9 Shkurt, 13:54