Nga burimet mësohet se gjyqtarja Gjonçaj ka pasur në dorë çështjen për gjykim ku Braho ka paditur ministrinë, për dëmshpërblim financiar, pasi sipas tij ka qenë ministria ajo që ka penguar ndërtimin e një HEC-i mbi lumin Mat. Padia është rregjistruar në emër të kompanisë “Albanian Hidropower 2013”, e cila prej gati dy vitesh po zhvillon gjyq me ministrinë. Nga nisja e këtij gjyqi dhe deri tani janë ndryshuar dy gjyqtarë në këtë çështje, si Emiljano Ruli dhe Elvana Cicolli. Pas përjashtimit të këtyre dy gjyqtarëve çështja i kishte rënë për gjykim Selvije Gjonçaj, por edhe kjo e fundit tashmë do japë dorëheqjen për shkak se prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet se në këtë çështje janë kryer afera korruptive.
Megjithëse procesi gjyqësor nuk ka qënë në daljen e një vendimi përfundimtar, biznesmeni Ervin Braho ka zgjedhur të korruptojë gjyqtaren Gjonçaj, që në fillim. Për të fituar në favor të tij procesin gjqyësor, mësohet se biznesmeni Braho ka takuar në zyrë gjyqtaren Gjonçaj. Në bisedë e sipër 35-vjeçari i shpallur në kërkim i ka lënë në zyrë një zarf me shumën prej 5 milion lekë të vjetra gjyqtares dhe është larguar. Kundërshtimeve të gjyqtares, thuhet në kallëzim, biznesmeni Braho i është përgjigjur me buzëqeshje. Ai nuk ka pranuar të marrë mbrapsht zarfin me lekët dhe është larguar nga ndërtesa.
Në këto kushte, gjyqtarja ka njoftuar policinë dhe Prokruorin për Krime të Rënda, ku edhe ka depozituar kallëzimin penal, ku ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit. Për llogari të këtij hetimi nga ana e oficerëve të policisë gjyqëosre janë sekuestruara paratë, pamjet filmike të gjykatës ku duket qartë momentin kur biznesmeni Braho hyn dhe del nga zyra e gjyqtares, si dhe këresa që sekretarja e gjyqtares i bënë në koridor biznesmenit Braho që të kthehet të marr zarfin. Veç kompanisë “Albanian Hidropower 2013” Ervin Braho zotëron kompaninë “Fada 1” me qendër në Pogradec e cila ka si objekt “Tregtimi i artikujve të ndryshëm industriale, fruta perime, materiale ndërtimi, artikuj elektroshtëpiake, produkte bujqësore e blegtorale, elektrike dhe mekanike, hotele, motele, nxjerrja shfrytëzim, përpunim, tregtim të mineraleve të të gjitha kategorive si dhe nxjerrje,shfrytëzim, përpunim e tregtim të gurrëve dhe zhavorreve.
Ervin Braho
Në Elbasan Sinjali i parë, korrupsioni u denoncua nga prokurorja
Në një kohë kur po flitet për denoncimin e korrupsionit në gjykata dhe prokurori, sinjali i parë ka ardhur nga Elbasani ku një prokurore e këtij rrethi ka denoncuar një akt korruptiv që ka ndodhur brenda zyrës së saj. Ka qenë mesditë kur shtetasi Gëzim Peçi është paraqitur në zyrën e prokurores me inicialet A.XH,me pretendimin se do i dorëzonte disa dokumenta shtesa lidhur me një çështje penale që prokuroria e Elbasanit kishte nisur kundër nënës së tij për akuzën e “Ndërtimit pa leje”. Peçi ka hyrë në zyrë dhe pasi ka bashkëbiseduar me prokuroren lidhur me çështjen penale dhe pasi ka dorëzuar dokumentat një çertifikatë familjare, është ngritur nga karrigia për t’u larguar. Por pikërisht në këtë moment ai ka futur dorën në xhep dhe aty Gëzim Peçi i ka dhënë prokurores 375 mijë lek të vjetra.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)