TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda javën e ardhshme do të nisë procesin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë e cila kërkon konfiskimin e pasurisë së Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve ndaj CEZ.
…
Pasuria 5 milionë euro e Kastriot Ismailajt, personit të hetuar për pastrim parash dhe aferave me mbledhjen e borxheve ndaj CEZ ka vënë përballë në një debat Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe avokatin e Ismailjat në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Edhe pse në seancë do të vendosej për konfiskimin ose jo të pasurisë e tij, vetë Ismailaj kish zgjedhur të mos ishte i pranishëm por të mbrohej nga avokati Vladimir Meci.
“Këtë pasuri Ismailaj e ka vënë prej vitit 2005 dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë objekt i ligjit Antimafia” deklaroi Meci.
Por për avokatin Gentian Trenova gjykata duhet ta konfiskojë për llogari të shtetit këtë vlerë, pasi ajo rezulton se është krijuar si pasojë e pastrimit të produkteve penale.
Kryesuesi i kësaj seance Sandër Simoni vendosi të hapë procesin gjyqësor duke i dhënë mundësi palëve të paraqesin provat mbi këtë pasuri. Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i avokatit të Ismailjat i cili ka deklaruar se ai do të justifikojë pasurinë e cila vjen nga biznese të ligjshme.
"Kastriot Ismailaj i ka paratë nga veprimtari të ligjshme, do të vërtetojmë burimin, nuk ka lidhje me pastrim parash. Kërkesa e prokurorisë të hidhet poshtë. Pasurinë Ismailaj nuk e ka bërë në vitet 2010-2014 siç pretendon prokuroria, por i ka bërë nga vitit 2005 me punë të ligjshme“, u shpreh avokati Vladimir Mece.
Kërkesa e prokurorisë për konfiksimim e kësaj pasurie vjen pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe sekuestros preventimeve që Krimet e Rënda kanë bërë mbi llogarit e Ismalijat ku në total në dy llogari të ndryshme në bankat e nivelit të dytë janë gjetur 5 milion euro cash.
Javën e ardhshme kur pritet të nisë shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë, avokati do të paraqesë burimin e ë ardhurave të Kastriot Ismailajt. Ai akuzohet për mashtrim në shuma të mëdha dhe pastrim parash në bashkëpunim.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO