Në harkun e shumë pak viteve pjesa kryesore e historisë së futbollit shqiptar po katandiset si mos më keq. Pas rropatjes në kategoritë më të ulëta të futbollit shqiptar të ekipit të Partizanit dhe Dinamos radhën e ka pasur Tirana që të preket nga kriza. Kështu futbollistëve të ekipit bardheblu iu ka sosur durimi për pagat e prapambetura duke dalë në protestë para Bashkisë së Tiranë. Në protestë mes shumë futbollistëve ishin Sina, Gilman Lika, Ilion Lika, Dushku, Morina dhe gjithë pjesa tjetër. Në mesditë grupi i futbollistëve kërkoi që të takohen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për të zgjidhur cështjen e pagave të prapambetura prej 5 muajsh.
Njëri prej futbollistëve kryesor të ekipit bardheblu që ishte në protestë ishte edhe shkodrani Gilman Lika që mbron ngjyrat e Tiranës prej dy vitesh. Mesfushori në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ shprehet se nuk do të ndalet në të dretën e tij për të marrë hakun e punës së tij duke u mbështetur në kontratën që ka firmosur. “Pas një pritje prej 5 muajsh vendosëm që të dilnim në protestë para Bashkisë për të kërkuar të drejtën tonë që na është mohur prej pa asnjë argument. Tentuam që të takonim kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha me shpresën se do të na ndihmonte në të drejtën tonë, por tentativa rezultoi e dështuar, pasi nuk na priti.
Pas protetsës sonë na lajmëruan se kishte kaluar vetëm një pagë, e cila ishte vonuar nga procedurat e klubit pa asnjë arsye. Por më e rëndësishme, vazhdon më tej Lika, është fakti që katër paga mbeten pa kaluar. Ashtu sikur të gjithë të tjerët edhe ne jemi familjarë dhe kjo është puna me të cilën mbijetojmë” thotë mesfushori. Por si do të vazhdojë kjo cështje? Lika tregohet këmbëngulës, ashtu sikur në fushën e blertë duke garantuar se nuk do të tërhiqet nga protetsta. “Nuk do të ndalemi, kjo cështje nuk mbyllet me kaq, sot, nesër, apo në ditët në vazhdim do të protestojmë përsëri para Bashkisë.
Duam lekët tona, asgjë më shumë, nuk po kërkojmë lëmoshë, na është ngrënë haku. Nëse Bashkia nuk na jep të drejtën tonë do të drejtohemi në instancat e tjera pë rta zgjidhur, por kurrësesi nuk mund ta kalojmë në heshtje” përfundon Lika.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com