5-mujori 2014, 80 mln € më shumë
të ardhura, por më pak investime
Edhe muaji maj ka qenë i mbarë për Financat publike, të cilat në total, si pesëmujor, kanë sjellë në arkën e shtetit 80 milionë euro më shumë të ardhura se në të njejtën periudhë të një viti më parë.
TIRANE- Edhe muaji maj ka qenë i mbarë për Financat publike, të cilat në total, si pesëmujor, kanë sjellë në arkën e shtetit 80 milionë euro më shumë të ardhura se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat në total kanë qenë 144 miliardë lekë, 8.4% më shumë se më 2013. Ndër to, gjithnjë vijon të prijë TVSH-ja, me 50.2 miliardë lekë, në rritje 17.6%, ndërkohë që tatimfitimi i ndërmarrjeve ka sjellë 25 më shumë të ardhura nga vjet.
Pushteti vendor ka grumbulluar afro 8 për qind më shumë të ardhura, ku taksat mbi pasurinë (banesat) janë rritur me afro 36 për qind, por biznesi i vogël është taksuar 45 për qind më pak. Po kështu, ulje më se 9 për qind ka shënuar edhe tatimi mbi të ardhurat personale të të punësuarve, pas heqjes së taksimit të sheshtë dhe vendosjes në fuqi të atij progresiv. Taksat nacionale kanë shënuar rritje në masën 19.5 për qind.
Shpenzimet buxhetore janë pakësuar me 9 për qind, krahasuar me periudhën janar-maj 2013.
Këtu vihet re se investimet, që janë pjesa më e rëndësishme dhe e leverdisshme e shpenzimeve buxhetore publike, janë pakësuar 2.4 herë krahasuar me një vit më parë, duke konfirmuar bllokimin e shpenzimeve kapitale. Në të njejtën kohë, nga buxheti janë paguar 83 milionë euro për të shlyer detyrime të prapambetura për punimet në infrastrukturë, rimbursim TVSH-je e fatura të tjera. Pagesa për papunësinë ka shënuar një rritje të ndjeshme, në masën 25 për qind, si edhe shpenzimet për sigurime shëndetësore, në masën 15.1 për qind. Ndërkohë, shpenzimet qeveritare në drejtim të bashkive e komunave janë ulur me 20.8%.
Rritja e ndjeshme e të ardhurave, shoqëruar në të njejtën kohë me rënien e shpenzimeve, ka bërë të mundur që të realizohet një deficit buxhetor në masën 11.7 miliardë lekë, 3,3 herë më pak nga viti i kaluar, kur kjo shifër ishte në nivelin 38.3 miliardë lekë.
Interesat për të paguar borxhin e jashtëm janë rritur 5.6 herë krahasuar me vjet, ndërkohë që ato për borxhin e brendshëm janë ulur 5.7 për qind.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09