SHKUP - 5 përmendore të reja janë vendosur sot në qytetin e Shkupit. Bëhet fjalë për përmendoret e 5 heronjve maqedonas që janë vendosur pranë disa prej godinave më të rëndësishme si kompleksi i gjykatave, ai i universitetit apo Teatri Kombëtar në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

permendore maqedoni
 
Nuk dihet kostoja financiare e këtyre përmendoreve ndërsa vendimi është miratuar nga këshilli i Shkupit me donator shoqatën ‘Lerin’ për bashkimin shpirtëror të personaliteteve maqedonase. Ndërkaq ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili fajëson partinë shqiptare në opozitë PDSH-në.

permendore maqedoni

Në një deklaratë për mediat, BDI shprehet se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim lidhur me projektin Shkupi 2014. “Ky projekt nuk pasqyron realitetin e shoqërisë në Maqedoni dhe paraqet një pasqyrë inekzistuese monoetnike dhe monofetare të vendit.
 
Në vitin 2007, projekti kontravers, u miratua nga Ministrat e PDSH-së të cilët qeverisnin me vendin pa votat e shqiptarëve dhe nëpërmjet të uzurpimit të institucioneve shtetërore.”-shprehet BDI në deklaratën e saj.

permendore maqedoni

E ndërsa përmendoret e personaliteteve të heronjve maqedonas po vendosen me intensitet të lartë, ndërkaq përmendoret shqiptare të premtuara prej vitesh tashmë vazhdojnë të mbeten thjesht premtime. Ende asnjë shenjë për vendosjen e përmendoreve të personaliteteve shqiptare Josif Bageri, Nexhat Agolli dhe Pjetër Bogdani.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)