"5 Pyetjet" Dade: Greqia s'do bëhet 
pengesë për integrimin e Shqipërisë

pengesë për integrimin e Shqipërisë">
TIRANE - “Me Greqinë nuk kemi probleme sa të shkojë në bllokimin e hapjes së negociatave.” Kështu theksoi kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade e ftuar në emisionin “ 5 Pyetjet nga Babaramo”

Duke ju referuar reformës territoriale dhe çështjes së delimitimit të kufirit detar, Dade tha se pavarësisht këtyre, nuk ekziston rreziku që të ccojnë në një konflikt të atillë mes dy vendeve sa shteti helen të bllokojë hapjen e negociatave të integrimit evropian të vendit tonë, gjë e cila ka ndodhur me Maqedoninë.

Sipas Dades, çështja e Maqedonisë dhe Greqisë, është një problem mes tyre që do të zgjidhet, por siç nënvizoi Dade, Greqia ka qenë gjithnjë mbështetëse e integrimit të Shqipërisë.

"Greqia ka qenë gjithnjë mbështetëse e integrimit tonë. Me Maqedoninë kanë problemet e tyre që besoj se do t’i zgjidhin. Sigurisht mes fqinjëve dhe në Ballkan dihet se ka probleme, por unë besoj se me Greqinë nuk kemi probleme sa të shkojë në bllokimin e hapjes së negociatave." tha Dade. 

Ndërkohë sa i përket marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Maqedonisë Dade tha se problemet atje janë një çështje e brendshme, ndërsa i bëri apel autoriteteve maqedonase për respektim të marrëveshjes së Ohrit. 

"Janë probleme të brendshme të Maqedonisë, por unë do të kisha dëshirë që forcat politike të mirëkuptohen atje. Dihet që një parti është në qeverisje, por u takon shqiptarëve që jetojnë atje që të përfaqësohen. Sa i përket Shqipërisë, unë besoj se marrëveshja e Ohrit e nënshkruar edhe në prezencë të ndërkombëtarëve, duhet të zbatohet." u shpreh Arta Dade.

Emisioni i mbrëmjes së sotshme "5 Pyetje nga Babaramo" është i fundit për këtë sezon ndërsa do të rikthehet sërish në ekranin e A1 Report në shtator.

babaramo

Më poshtë intervista e plotë e Arta Dades në eimisionin "5 Pyetjet nga Babaramo":

Do doja ta nisnim bisedën me zhvillimet më të fundit. Reforma territoriale duke se ka shkaktuar një reagim që është përshkallëzuar dhe është ndjerë në pikat e kalimit kufitarë ku sërish janë prishur serverat, kompjuterat.


Unë nuk jam në dijeni të këtij zhvillimi por herë pas here kur ngrihet një çështje bëhet nga individë të caktuar. Nuk është gjë e pazakontë defekti. Reforma territoriale është e nevojshme e shprehur kjo edhe nga aktorët ndërkombëtarë për të konsideruar avancimin në reforma të domosdoshme dhe nëse do të kryhej që kur opozita e atëhershme, të ofronte bashkëpunimin. Kur kishim 385 njësi vendore bëhej që të shpërndaheshin fondet. Prandaj kjo duhej bëërë. Lidhur me pyetjen tuaj besoj se është sensibilitet i personave të caktuar. Shqipëria është një ndër vendet e pakta që ka nënshkruar konventën e Këshillit të Europës. Gjithashtu është sanksionuar në Kushtetutë për të drejtat e minoriteteve dhe ne nuk kemi patur kurrë probleme në dhunimin e

Kemi edhe deklaratën e Venizellos ku u kërkohet të mos shtohen çështje të tjera. Pra realisht ka një problem.

Është një çështje që u takon subjekteve politike. PBDNJ nuk është e unifikuar në qëndrime. Ata kanë një deputet që nuk është kaq ekstrem sa Dule. Por ai mund të ketë shqetësime për komuna të tjera. Ne nuk kemi pasur kurrë probleme me komuna me mbi 90 përqind me minoritete. Ne kemi përfaqësues të minoritetit grek në parlament. Nuk mund të pretendohet se është shkelur minoriteti grek nga disa individë të caktuar, kur edhe ata vetë nuk janë të unifikuar. Nuk ka se si të krijohet një komunë vetëm me minoritet grek. Çështjet që kanë qenë tabu janë bërë pjesë e diskutimeve dypalëshe dhe nuk besoj se kjo do të shndërrohet problem madhor. Ka individë të caktuar që trazojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Aktualisht dihet që bashkia e Himarës është fituar nga PS. Pra unë hedh poshtë kur thuhet që ndarja është bërë për qëllime elektorale. Nuk dua të bëj patriotin e tejskajshëm, dhe nuk jam dakord as me komentet e bëra, por dua ta shoh pozitivisht. Dihet që bregdeti në atë pjesë duhet të zhvillohet, edhe investimet do të jenë më madhore. Gjithashtu edhe nëse marrim zonën më malore të Himarës, Pilurin që nuk është e banuar nga minoriteti. Edhe në kohën e komunizimit, minoriteti grek ka pasur një deputet të këtij grupi. Po të shohësh njerëzit që jetojnë atje, nuk e shohin si të tillë por duan që zona të zhvillohet, turizmi të zhvillohet. Në 23 vjet është bërë shumë pak për Himarën, siç është çështja e pronave. Unë besoj që mazhoranca e ka seriozisht zhvillimin e kësaj zone. Meritojnë më shumë fonde dhe që tu krijohet mundësia për një cilësi më të mirë të jetesës.

babaramo

Kjo çështje do arkivohet apo do jetë problem i pazgjidhur si kufiri detar?

Shqetësimin tonë e drejtuam në Gjykatën Kushtetuese. Delimitimi i ujërave duhet patjetër që të zgjidhet sepse çdo shtet i cakton kufinjtë e vet. Unë besoj se edhe kjo çështje duhet zgjidhur. Brenda një kohe të shkurtër dihet se ai grup që negocioi, ka mjaft mangësi teknike për delimitimin e ujërave.

Çfarë informacioni keni ju si komision?

Duhet të përfshihen edhe aktorë të tjerë për zgjidhjen si Presidenti

Do të shkojmë në arbitrazh ndërkombëtar?

Jo nuk besoj, unë besoj se duhen hapur negociatat dhe Presidenti të përfshihet.

Kjo mazhorancë kishte 0 probleme me fqinjët kur erdhi.

Shqiptarët nuk kanë prodhuar kurrë probleme me fqinjët dhe çdo problem nuk e ka pasur zanafillën nga Shqipëria.

Ka funksionuar ky slogan me fqinjët?

Jo për faktin se shqiptarët jetojnë në 4 shtete por edhe për faktin se edhe në periudhën e pas komunizmit shqiptarët kanë treguar se janë bashkëpunëtorë. Ne nuk kemi treguar ekstremizëm, përkundrazi kemi treguar marrëdhënie të mirë me fqinjët. Kuptohet që për këtë Shqipëria është vlerësuar. Nuk dua ti kthehem 15 viteve më parë në luftën e Kosovës ku shqiptarët me ndërkombëtarët e kthyen Ballkanin në atë që është sot. Shqiptarët janë të interesuar për marrëdhënie të mira me fqinjët.

babaramo

Ky faktor stabiliteti a ka qenë një qëllim më vete si një kompleks inferioriteti?

Jo nuk besoj se toleranca të mund të përkthehet në kompleks inferioriteti.

Kam fjalën për Greqinë

Greqia ka qenë gjithnjë mbështetëse e integrimit tonë.

A besoni se do bllokojnë hapjen e negociatave?

Jo nuk e besoj

Të njëjtën gjë bënë edhe me Maqedoninë

Me Maqedoninë kanë problemet e tyre që besoj se do t’i zgjidhin. Sigurisht mes fqinjëve dhe në Ballkan dihet se ka probleme, por unë besoj se me Greqinë nuk kemi probleme sa të shkojë në bllokimin e hapjes së negociatave.

Si i shikoni marrëdhëniet me Maqedoninë?

Është për të ardhur keq që disa politikanë kartën e nacionalizimit e kanë përdorur për qëllime elektorale. Duke luajtur këtë kartë ka fituar zgjedhjet. Janë probleme të brendshme të Maqedonisë, por unë do të kisha dëshirë që forcat politike të mirëkuptohen atje. Dihet që një parti është në qeverisje, por u takon shqiptarëve që jetojnë atje që të përfaqësohen. Sa i përket Shqipërisë, unë besoj se marrëveshja e Ohrit e nënshkruar edhe në prezencë të ndërkombëtarëve, duhet të zbatohet.

Zoti Rama tha se janë ndërkombëtarët garant për këtë marrëveshje

Unë besoj se zoti Rama u kujtoj ndërkombëtarëve për këtë marrëveshje. Unë besoj se me mirëkuptim dhe nuk ka asnjë mëdyshje që do të jetë shteti edhe i shqiptarëve. Kanë që në 2001 me statusin kandidat dhe nuk janë anëtarësuar në NATO. Ne si shtet duam më të mirën për Maqedoninë. Duam që të jenë vend në NATO por u takon atyre të zgjidhin problemet me fqinjët.

Po për konfliktet në Maqedoni? Disa e shohin se injë çështje fetare, ju si e shikoni? Është tejkaluar kjo klasë politike?

Unë e shoh si spekulim të medias. Do ti rikthehesha edhe një herë marrëveshjes së Ohrit dhe nëse do të kërkonin zbatimin e kësaj marrëveshje gërmë për gërmë do të shohim që shqiptarët do të ndiheshin më të përfaqësuar. Ka edhe spekulime për fundamentalizma fetare, por u takon forcave politike që organizojnë këto tubime të jenë të kujdesshme.

Ka të tjerë që thonë se qeveria e Gruevskit me ndërtimet me karakter sllav, të detyrojnë shqiptarët për të zgjedhur fenë islame për tu dalluar. A ë shtë kjo zgjedhja më e mirë?

U takon shqiptarëve atje të përcaktojnë si e duan zgjidhjen. Unë do të doja që qeveria atje të heq dorë nga ekstremizmi. Lidhur me monumentet dhe fondet e harxhuara, u takojnë atyre të ngrenë zërin që të përfaqësohen në mënyrë të barabartë me sllavët.

babaramo

Kontestimi me Mendu Thaçin a mendoni se është mënyra më e mirë

Unë fola edhe pak më parë se është një situatë që duhet kapërcyer pasi ndasia atje merr kuptime të padëshirueshme. Unë i kuptoj edhe interesat politike, por kur kemi të bëjmë me interesa madhore, duhet gjetur gjuha e përbashkët. Duhet të jenë të unifikuar për zgjidhjen e problematikës atje.   

Në Kosovë, është krijuar qeveria e re, por edhe kryetari i parlamentit është rrëzuar nga Gjykata kushtetuese.

Ne patëm një seancë dëgjimore edhe me ambasadorin Minxhozi. Sigurisht duam që këto probleme të mbyllen shumë shpejt dhe nuk do të donim sherrnaja. Në këtë aspekt e shikoj edhe vendimin e Kushtetueses, por që zgjidhen me kompromis. Kosova është në shtet i ri dhe vendet që e kanë njohur kanë ardhur duhe u rritur. Dihet që janë në fazën e përmbylljes për liberalizimin e vizave dhe në hapjen e MSA. Janë shprehur fuqishëm edhe për integrimin në NATO dhe mungesa e një dialogu politik të qëndrueshëm nuk do të ishte në të mirë të këtyre zhvillimeve. Sigurisht pikë tjetër është edhe dialogu me Serbinëq që ne e kemi mbështetur. Aftësua për ti zgjidhur këto kriza na jep mundësinë të prezantohemi me një imazh të ndryshuar dhe jo imazhin e deformuar që kanë për ne.

Si e shikoni reagimin e Tiranës për zhvillimet në Kosovë?

Unë besoj se nuk ka ngutje për të bërë urime por që urimet të bëhen kur kanë përfunduar këto procese që janë të papërfunduar. Atje duhet të ngrihen patjetër institucione. Të gjendet gjuha për një qeveri koalicioni dhe patjetër që edhe parlamenti të konstituohet nisur edhe nga vendimi i kushtetueses. Ne do të dëshironim zhvillime normale politike.

Dy qeveritë Rama dhe Thaçi kanë bërë takime mes njëri tjetrit. Por kjo përvojë duket se u harrua. Për çfarë?

Unë besoj se Kosova u përfshi në zgjedhjet parlamentare, dhe ata kanë pasur punë dhe vonesa në krijimin e qeverisë.mbledhjet e dy qeverive nuk kanë qenë të kritikueshme nga ndërkombëtarët. Mes dy vendeve janë arritur marrëveshje mes vendeve. Dhe marrëveshje në kulturë dhe arsim nuk kanë pse të kritikohen nga ndërkombëtarët pasi në fund të fundit ne jemi një komb.

Këto ditë po bëhen analiza në të gjitha ministritë për 300 ditët e para të qeverisë. Ju çfarë shihni që duhej ndryshuar në këto 300 ditë.

Komisioni për politikë të jashtme e ka ndjekur nga afër ministrinë e jashtme. Politika përparësi është integrimi dhe kemi një hap përpara me marrjen e statusit dhe unë besoj se mesazhet pozitive që dha kjo mazhorancë dhe edhe ato vende që ishin skeptikë janë bindur se kjo mazhorancë e ka seriozisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por edhe reforma të rëndësishme. Sigurisht që këtu nis puna dhe ne kërkojmë një diplomaci më të përgatitur. Konferenca e ambasadorëve dhe rekomandimet se ku duhet të fokusohet puna. Do të uronim që aty të ishin diplomatë të aftë. Javën që kaloi bëmë edhe seancën dëgjimore për zonjën Janina që do të jetë ambasadore e jona në BE dhe besoj se do të dekretohet nga Presidenti. I përkon puna mne një komision të ri por duhet mbështetje nga të gjithë. Unë besoj se ka ende probleme lidhur me disa ecuri të papranueshme siç ishte vendosja e diplomatëve nga Këshilli i Ministrave.

arta date

Mund ta shtjelloni këtë?

Po në 2006 qeveria Berisha miratoi vendimin që i lejonte ministrit të rekrutonte individë edhe jashtë shërbimit në raste nevoje dhe kjo ishte kundër kushtetutës. Kjo ka shkaktuar dëmtime mjaft serioze, dhe diplomatët e karrierës i kanë lënë në hije gradualisht siç e sheh ligji. Po ashtu ministri kishte mundësi edhe për bonuse nëse atij i dukej e mirë. Kjo krijoi hapësira për nepotizëm ne po bëjmë përpjekje ër ti rregulluar. Ka akoma ambasadorë të vendosur në këtë mënyrë. Por po punojmë për përmirësimin e tyre.

Po ministria e Bushatit e ka shkelur ligjin bazuar në ligjin e Berishës?

Nuk besoj madje ata diplomatë që janë në punë në këtë mënyrë duhet të lënë punën, por ka akoma të tillë ambasadorë dhe duhet akoma shumë punë për të përmirësuar dëmin që ëhtë bërë

A mendoni se ka ardhur momenti për të bërë ndryshime në qeveri?

Kjo i përket kryeministrit, por besoj se 10 muaj janë mjaftueshëm për të parë se çfarë nuk ka shkuar mirë. Unë gjykoj se në masën më të madhe qeveria ka ato arritjet që janë bërë prezentë, por duhet të mbetemi në përgjegjshmërinë që na dikton rezultati i 23 qershorit. Besoj që angazhimi serioz dhe përgjegjshmëria politike nuk mund të jetë e ndarë por i përbashkët dhe janë dy forca serioze të mazhorancës që duhet të zgjidhin hap pas hapi të gjithë premtimet ndaj elektoratit dhe ndërkombëtarëve të cilët na mbështesin, jo vetëm me specialistë por edhe me fonde.

Ka sektorë që nuk kanë ecur siç duhet?

Kjo praktikisht është manifestuar edhe në analizën e bërë, por edhe në sesionin e radhës duhet të ketë grupin për punën e bërë. Ne jemi një mazhorancë që japim opinionet tona dhe në këtë moment po bëjmë edhe punën e opozitës sepse opozita e ka bojkotuar. Unë e shoh këtë në komisionin e jashtëm kur bëjmë propozime për nuk dua që kjo pozitë të vazhdojë të mbetet destruktive, por edhe kur ne kemi bojkotuar parlamentin jemi kritikuar nga ndërkombëtarët.

Thatë që grupi parlamentar duhet të dalë në përfundime për punën e qeverisë.

Unë nuk thashë duhet por një analizë e mazhorancës është e nevojshme. Ne diskutojmë dhe shprehim shqetësimet.

Thatë në fillim të sesionit. Po nesër keni një mbledhje grupi. A mendoni se ngërçi i krijuar në grupin parlamentar refuzuan të votojnë reformën në drejtësi. A mendoni se duhet të ndryshojë diçka në grup?

Ne nuk kemi patur kundërshti por ka qenë një surprizë për ne. Arsyet i dinë vetë kolegët. Unë shpresoj që të mos kenë arsye shumë serioze sa të mos votojnë as këtë të enjte. Dihet se një një zonë të caktuar, në sistemin e vjetër mazhoritar, shpesh herë deputetët merrnin një votë më të madhe se partia por me sistemin aktual votohet për partinë, dhe kryeministri me autoritetin e vetë kur bën listat ka edhe autoritetin për zgjidhjen e kësaj çështje. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë