5 Rituale çudibërese mëngjesi për
humor të mirë dhe mendje të qartë

5 Rituale çudibërese mëngjesi për<br />humor të mirë dhe mendje të qartë<br>
Bota e mirëqenies vetë-kujdesit dhe është e shumë e gjerë, ndaj për të krijuar një jetë plot entuziazëm dhe energji, shpesh herë nuk dimë nga t’ia nisim. Ekziston një bollëk praktikash për të zbatuar në mënyrë që ta bëjmë jetën tonë të shëndetshme dhe produktive. Çdo specialist  i vetë-kujdesit do t'ju thojë se minuta e parë që hapni sytë, është një moment shumë i mirë për t’ia nisur.

"Është mirë të bëjmë rutinë një ritual të fortë në mëngjes, pasi kjo ndikon pozitivisht në vijimësinë e ditës", thotë ekspertja e Wellness në Nju Jork, Daphne Javitch. Përveç kësaj, ky ritual është një mënyrë e pagabueshme për ta "kthyer vetën butësisht në rrugën e duhur pas një mbrëmjeje ose fundjave argëtimi".

5 profesionistë të “mbizotërimit” mbi rutinën e përditshmërisë për ta bërë atë sa më produktive, na mësojnë rituale që mund të kryhen çdo mëngjes dhe që janë të arritshme për të gjithë.

Krijoni qëndrueshmëri dhe do e shikoni jetën tuaj tek lulëzon”, këshillon Tonya Papanikolov, themeluese e revistës “The Well Woman”.

"Kërpudhat kanë vetinë të na përmirësojnë shëndetin dhe humorin. Kërpudhat forcojnë trurin, sistemin imunitar dhe qelizat. Një lugë çaji me Reishi ose Shitake në mëngjes, të konsumuara në mënyrë direkte ose brenda në kafe, mjaftojnë për ta filluar ditën mbarë. Këto të dyja janë cilësuar ndryshe si kërpudhat çudibërëse. Këto lloje kërpudhash japoneze rriten në pemë dhe përdoren në mjekësinë tradicionale kineze për më shumë se 2.000 vjet për efektet e dobishme në organizëm. Dallohen për aromën e tyre të drurit dhe gjatë ngrënies kanë shijen e mishit. Nëse i përdorni këto kërpudha vazhdimisht, do e ndjeni fuqinë tuaj tek rritet", ndan me ne Papanikolov.

Dr. Pratima Raichur, themeluese e “Pratima Spa”, na mëson se si të karikohemi me energji pozitive.

"Kur zgjohem, së pari bëj meditimin e mëngjesit. Pastaj, marr pak kohë për të kënduar lokah samastah sukhino bhavantu, që nënkupton një këngë e cila ka vetinë të dërgojë dashurinë time tek të gjitha qeniet, kudo. Kjo më përgatit për të nisur ditën dhe lartëson nivelin tim të vibrimit. Ky është një lloj purifikimi ose pastrimi i psikikës''shprehet Pratima.

Cassi Gibson, artiste dhe fizoterapiste, na këshillon të përkujdesemi për ambientin në të cilin ndodhemi, pasi kjo do të na bëjë të ndihemi më të pastër nga brenda.

"Mendoj se duke u kujdesur për hapësirën ku jetojmë, do të ndihemi më mirë, do të marrim frymë më thellë dhe më pastër. Në Afrikë, ekziston një ritual ku njerëzit ndjekin lëvizjet e diellit, që me daljen e tij. Në mëngjes, veprimi i parë që bëj është të hap dritaret për t’u futur ajri i pastër. Më pas, ndez një lloj temjani që quhet polo santo dhe që ndihmon në lartësimin e vetëdijes sonë drejt frekuencave më të brishta. Hapi tjetër është të ujis bimët që kam në shtëpi dhe më pas jam gati për ta rikthyer fokusin tek vetja", shprehet Gipson.

Daphne Javitch, edukatore shëndetësore dhe themeluesja e “Doing Well”, këmbëngul tek konsumimi i sa më shumë lëngjeve.

"Lëngje deri në drekë! Unë rekomandoj që të konsumoni ujë, lëngje jeshile, çaj ose kafe, si edhe supë në orët e mëngjesit. Në këtë mënyrë, qelizat tuaja riparohen, mendja bëhet më e kthjellët, humbisni peshë dhe hidratoheni. Masa e konsumimit të lëngjeve ndikon edhe në jetëgjatësinë tuaj. Nëse ideja e ushqimeve të lëngshme deri në drekë ju shkakton ankth, vonojeni mëngjesin për 1-2 orë", këshillon Javitch.

Deborah Hanekamp, themeluese e Mama Medicinem këshillon të kemi përqendrim dhe qartësi mendore që më zgjimin.

"Përpiqem të mos e prek  telefonin tim për 45 minuta pasi të jem zgjuar. Në atë hapësirë kohore, përpiqem të përqendrohem tek synimi që kam për atë ditë. Për shembull, 'dashuri dhe ekuilibër, këto do të mbizotërojnë sot'. Kjo më ndihmon të filloj mëngjesin tim e qartë dhe e fokusuar edhe nëse nuk do të kem kohë për të medituar. Kjo është mënyra ime për të arritur objektivat që vendos", thotë Hanekamp.
 

shendetesi

Nga e majta, sipër: Tonya Papanikolov, Dr. Pratima Raichur, Cassi Gibson, Daphne Javitch, Deborah Hanekamp

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Frikë e panik në Londër, 4 persona goditen me shpatë në stacionin e metrosë

Frikë e panik në Londër, 4 persona goditen me shpatë në stacionin e metrosë