Pas deklaratave dhe kundër deklaratave që janë shkëmbyer ditët e fundit midis futbollistëve me origjinë shqiptare që luajën në kombëtaren e Zvicrës dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit ka reaguar edhe deputeti Pandeli Majko. Në rrjetin social Facebook, Majko ka kritikuar të gjithë ata që kanë akuzuar 5 shqiptarët që luajnë në Zvicër si tradhëtar.

“Ky është një shkrim i ndjerë dhe njerëzor për pesë futbollistët shqiptarë që luajnë me skudrën e Zvicrës…Ata janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli. Janë sportistë dhe shqiptarë të mirë që padyshim vuajnë sipas mënyrës së tyre përballjen me përfaqësuesen kombëtare të Shqipërisë. Kam dëgjuar fyerje karshi tyre. Dhe ky është turp! Ata nuk janë “tradhëtarë”! Ata thjesht na nderojnë duke luajtur me Zvicrën. Eshtë vetëm futboll, një ndeshje dhe pesë djem shqiptarë të mrekullueshëm që kanë krijuar një histori dashurie për kombin e vet në mediat zviceriane…”

Pas ndeshjes me Qirpon presidenti i FSHF-së Duka u shpreh në media se” Nuk më intereson asnjë lojtar i Kombëtares zvicerane. Për mua ajo është ndeshje që konsiderohet si takim i radhës dhe ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Një kundërshtari pjesërisht shqipfolës. Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë skuadrës e cila mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij”, ka thënë Duka.

Xhaka në një përgjigje për Dukën është shprehur se nëse do të më provokojnë tifozët atëherë përgjigjen do t’ju a jap në fushë. E ndërsa Shaqiri ka deklaruar se drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit nuk janë interesuar asnjherë për të. Sakaq Valon Berhami ka qënë më i ftohtë duke theksuar se origjina i jep forcë.

Situatën luftarake që është krijuar mundohet që të qetësojë kampiteni Lorik Cana, i cili pohon se në Zvicër do të jetë një ndeshje normale, pasi nuk shkojnë për hakmarrje. Në stadiumin e Lucernës pritet që të jenë afro 10 000 shqiptarë që do të ndjekin në ekipin përfaqësues të Shqipërisë.

(d.b/shqiptarja.com)