5 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut bursë në NASA, vizitojnë në Tiranë! Veliaj: Lidhja e të rinjve nga çdo trevë, e rëndësishme

TIRANË- Pesë të rinj shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që kanë krijuar një aplikacion për hapësirën dhe që kanë fituar bursë për në NASA, vizituan Tiranën. Ata u pritën nga kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se ndërlidhja e të rinjve në çdo trevë shqiptare është shumë e rëndësishme.

“Duhet të sigurohemi që universitete tona lidhen, sepse unë besoj se në qoftë se çunat e gocat tanë, si në Tiranë, si në Shkup, si në Preshevë, si në Prishtinë, si në Tuz, në Ulqin, lidhen me njëri-tjetrin në një moshë të re, do rriten gjithë jetën bashkë dhe do shohin te njëri-tjetri jo rivalin, por aleatin, bashkëpunëtorin, vëllain, motrën. Misioni ynë tani është, jo vetëm të bëjmë punën fizike të qytetit, por besoj se infrastruktura shpirtërore është gjithashtu e rëndësishme”, tha Veliaj.

Përmes webfaqes së ndërtuar nga të rinjtë, synohet të merren informacione për tërmetet në hënë, ndërsa ata do të vizitojnë NASA Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet