5 të shtruar në spitalin COVID-1, Kraja: Janë mbi moshën 65 vjeç, nuk janë të vaksinuar e as nuk kanë kaluar virusin

 

Doktori Dimitër Kraja në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shpreh se në spitalin COVID-1 janë vetëm 5 të shtruar të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin. Sipas Krajës, të shtruarit i përkasin moshës mbi 65 vjeç ndërsa theksoi se asnjë prej tyre nuk është i vaksinuar dhe se nuk kanë pasur asnjëherë më parë kontakt me virusin. 

"Gjendja në spitalin COVID-1 është shumë e qetë. Ka 5 të shtruar që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që janë me pneumoni, negativë nga COVID. Gjithsej 5 të sëmurë. Janë moshë e madhe, mbi 65 vjeç e sipër. Asnjë prej tyre nuk është i vaksinuar, as me një dozë as me dy doza vaksinash. Pra janë persona t virgjër nga pikëpamja e takimit me virusin apo vaksinën. Kjo situatë nuk është e rastësishme, përkon me atë periudhë që vjen pas vaksinimit dhe pas kohës që vaksinim jep efektet pozitive në drejtim të mbrojtjes së organizmit. Përkon kronologjikisht që përkon me etapën e pos-vaksinimit. Kjo është një shenjë e mirë. Vaksina në Shqipëri po funksion, janë efikase, janë mbrojtëse sepse edhe faktet janë që asnjë rast nuk është i vaksinuar dhe të jetë sëmurë më parë. Gjithashtu është interesante të thuhet se asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk e kanë kaluar më parë COVID-19", tha Kraja.


Lajmi kryesor:

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Orari i muzikës shtyhet deri në 23:00, masat e tjera në fuqi! Të shtruarit në spital, s’kanë kaluar më parë COVID-in, të pa vaksinuar dhe mbi 65-vjeç


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë