TIRANË- Pas kërkesës së vazhdueshme të pronarëve të bizneseve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen e orës policore deri në 23:00 dhe jo 22-00 siç është aktualisht, masë kjo e bërë publike dhe më herët nga kryeministri EdI Rama. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme dhe do të hyjë në fuqi nga nesër, 20 korrik 2020. Megjithatë, kjo është e vetmja masë që ka ndryshuar, pasi të tjera do të mbeten njësoj. Pra vijon të jetë në fuqi ora policore deri në 00:00, stadiumet, teatrot me 30% të kapacitetit të tyre.
Nga ana tjetër, profesor Dhimitër Kraja ka dhënë detaje sa i përket personave të shtruar në Infektiv, të vetmin spital COVID në vendin tonë. Ai ka bërë me dije se aktualisht janë të shtruar 5 persona të moshës mbi 60-vjeç, që nuk e kanë kaluar më parë virusin si edhe janë të pavaksinuar, duke vënë në pah nevojën e vaksinimin anti- COVID-19. Kjo sepse sipas ekspertëve, vaksinimi nuk ndalon 100% prekjen nga virusi, por shmang kalimin e një forme të rëndë të virusit si edhe shtrimin në spital.
Sa i përket variantit Delta, për këtë ka dyshime të arsyeshme se ka mbërritur në vendin tonë, megjithatë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Alban Fico ka bërë me dije se nuk ka ende një përgjigje nga laboratori gjerman ku janë dorëzuar mostrat.
Nga 1 Korriku
- •Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
- Orari për muzikën ndryshon, bëhet nga 22:00 në 23:00
- • Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
- •Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Doktori Dimitër Kraja në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shpreh se në spitalin COVID-1 janë vetëm 5 të shtruar të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin. Sipas Krajës, të shtruarit i përkasin moshës mbi 65 vjeç ndërsa theksoi se asnjë prej tyre nuk është i vaksinuar dhe se nuk kanë pasur asnjëherë më parë kontakt me virusin.
"Gjendja në spitalin COVID-1 është shumë e qetë. Ka 5 të shtruar që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që janë me pneumoni, negativë nga COVID. Gjithsej 5 të sëmurë. Janë moshë e madhe, mbi 65 vjeç e sipër. Asnjë prej tyre nuk është i vaksinuar, as me një dozë as me dy doza vaksinash. Pra janë persona t virgjër nga pikëpamja e takimit me virusin apo vaksinën. Kjo situatë nuk është e rastësishme, përkon me atë periudhë që vjen pas vaksinimit dhe pas kohës që vaksinim jep efektet pozitive në drejtim të mbrojtjes së organizmit. Përkon kronologjikisht që përkon me etapën e pos-vaksinimit. Kjo është një shenjë e mirë. Vaksina në Shqipëri po funksion, janë efikase, janë mbrojtëse sepse edhe faktet janë që asnjë rast nuk është i vaksinuar dhe të jetë sëmurë më parë. Gjithashtu është interesante të thuhet se asnjë prej këtyre të sëmurëve nuk e kanë kaluar më parë COVID-19", tha Kraja.
Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka dhënë detaje sa i përket situatës së COVID-19 në vendin tonë.
“Numri i rasteve aktive është rritur, por mbetemi në një incidencë 5 për 100 mijë persona, të shtruar në spitale COVID janë 5 pacientë, nuk kemi persona në reanimacion, numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë, ndërkohë që për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1% ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Efekt ka dhënë edhe vaksinimi. Nuk kemi një përgjigje për variantin Delta, e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi dhe të shohim masat e vendosura nga autoritete shëndetësore”, tha Fico.
Kto sikur bejne eksperiment social derisa do duroje populli i shtypur. Behet ndonje proteste e te shtojne rracionin te japin japin nga nje luge corbe.
PërgjigjuKa nje shprehje, " skam çi bëj gomarit i bie samarit " kjo do të thotë që shteti ska mundesine apo deshiren te monitoreje abuzuesin me ndotjen akustike , dhe i bien samarit ,dmth bisnesit qe nuk shkakton ndotje akustike.
Përgjigju