Për këtë është e domosdoshme që të kujdesemi sa më mirë për sytë tanë. Ja ku i keni pesë ushqimet më të mira që do ju lehtësojnë këtë:
Karota:
Ndoshta keni dëgjuar se karota dhe fruta dhe perime të tjera me ngjyrë portokalli promovojnë shëndetin e syrit dhe mbrojnë shikimin. është e vërtetë. Beta-carotene, një lloj i vitaminës A që i jep këtyre ushqimeve ngjyrën portokalli, ndihmon retinën dhe pjesë të tjera të syri për të funksionuar mirë.
Zarzavatet me gjethe:
Ato janë të mbushura me lutein dhe zeaxanthin-antioksidantë që, sipas studimeve, ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe të kataraktave.
Vezë:
E verdha e vezëve ka përmbajtje të lartë luteini dhe zeaxanthin plus zink, të cilat ndihmonjnë në zvogëlimin e rrezikut të degjenerimi makular.
Frutat e pyllit:
Këto fruta kanë fuqinë e vitaminës C, e cila zvogëlonë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe të kataraktave.
Bajamet:
Janë të mbushurq me vitaminë E, e cila ngadalëson degjenerimin. Një grusht bajame siguron rreth gjysmën e dozës së nevojshme me vitamin E.
Peshqit yndyror:
Janë të pasur me DHA, një acid yndyror që gjendet në retinën e niveleve të ulëta të cilit janë lidhur me sindromën e syve të thatë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











