Prindërit e një djali pesë vjeçar transeksual po ndajnë historinë e djalit të tyre me mbarë botën në një përpjekje për të provuar që nuk ka asgjë të këqe të identifikohesh që në moshë të vogël si transeksual.
Çifti nga Massachusetts, Mimi dhe Joe, thonë se djali i tyre Jakobi, nuk është në të vërtetë djalë. Ai ka lindur vajzë dhe në fakt është e vajza e dytë midis tre motrave.
Në fillim vajza refuzoi ta pranonte gjininë e saj të vërtetë. Pas shumë vitesh luftë me veten, ajo filloi të identifikohej si djalë.
Nëna thotë se me kalimin e kohës nevoja e vajzës për të marrë role mashkulli po theksohej, bashkë me nevojën për tu trajtuar si një mashkull në shtëpi.
Ata u shqetësuan fillimisht për mënyrën se si vajza e tyre me prirje mashkullore do të mund të ndërtonte marrëdhënie me të tjerët, ndaj shpresonin se gradualisht kjo dëshirë e çuditshme e vajzës së tyre do të zbehej.
Por nuk ndodhi kurrë. Më në fund prindërit u dorëzuan dhe e lanë vajzën të presë flokët, të veshë rroba meshkujsh.
Pas transformimit, prindërit deklarojnë se kanë vërë re që fëmija i tyre është bërë vetvetja. Ai është më i gjallë, socializohet më shpejt, madje edhe me shokët e klasës.
“Duket që ka filluar të ndihet më shumë vetvetja”,thotë e ëma.
Pa asnjë lloj kompleksi, ata ndihen mirë ta shohin fëmijën e tyre të lumtur ndërsa shpresojnë se djali i tyre do të rritet në një shoqëri ku ka një perceptim më të mirë për njerëzit transeksualë.
“Duhet rritur emancipimi”,apelojnë ata.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com