Tirane - Babai i Alexit, Derek, tregoi se i biri i tij u gjobit me 24 dollarë javën e kaluar. Ai e pranoi atë nga nëna e djaloshit që pati ditëlindjen. "Mendova se ishte një shaka. Jam pa fjalë", deklaroi Derek, transmeton Koha.net. Derek theksoi se Alex e ka pasur në plan që të shkojë në këtë aheng, por se u hutua pasi kaloi kohë me gjyshërit e tij. Ai tha se nuk ka pasur asnjë formë kontakti me familjen e shokut. Në anën tjetër, Julie Lawrence, nëna e djaloshit që pati ditëlindjen, tha se familja e Alex kishte kontaktet e saj. "Të gjitha detajet ishin në ftesën e ahengut. Ata kishin gjithë detajet e duhura për të më kontaktuar". Derek deklaroi se refuzoi pagesën e gjobës, pasi Julie e hodhi faturën."I thashë se duhej të fliste me mua së pari e jo ta hidhte faturën tek çanta e djalit. Do solidarizohesha me koston e mungesës së Alexit, por thjesht nuk mund ta besoj atë që bëri ajo", ka thënë Derek. Besohet se Lawrence e ka "kërcënuar" Derekun me dërgim të çështjes në gjykatë. /ATSH/