"Zbardhja e ngjarjes së 21 janari dhe vendosja e para drejtësisë e autorëve". Ky është apeli i, Mark Nikes, xhaxhait të Aleks Nikës, në këtë pesë vjetor të 21 janarit.
Ai ka bërë një letër publike, ku thekson se sot mbahen homazhe në vendin ku u vra, Aleks Nika, teksa shton se aty do jetë edhe kryeministri.
Kryeministri Rama pritet të ketë një takim me familjarët e viktimave të 21-janarit rreth orës 11:00 të kësaj të enjteje. Ndërkohë në një prononcim për Report Tv xhaxhi i Nikës Mark Nika shprehet se për Aleksin do të ankohen edhe në Strasburg derisa të vendoset Drejtësia.
Qeveria thotë Nika nuk mund të kërkojë të futet në Europë me vrasje, dhe se asaj nuk i intereson të zbardhë të vërtetën.
“Turp për Ilir Metën që na cilësoi si ‘kokë pa larë’ më 21 janar. Trupi i Aleks Nikës po kalbet pa në varr, drejtësia nuk është vendosur. Dëmshpërblimi s’na ngroh, s’kemi nevojë të shesim gjakun, drejtësi”-tha Nika

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO