5- vjetori i Pavarësisë, Kosovës i
mungojnë 100 njohjet e premtuara

5- vjetori i Pavarësisë, Kosovës i <br />mungojnë 100 njohjet e premtuara
Republika e Kosovës nuk duket se do t’i ketë 100 njohje deri në pesë vjetorin e pavarësisë së vendit siç pati premtuar ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Artan Behrami ka thënë se pavarësisht kësaj, Kosova e ka forcuar pozitën e saj në marrëdhënie ndërkombëtare.

“Më e rëndësishme se njohjet janë në këto pesë vite republika ka arritur ta forcojë pozitën e saj”, ka thënë Behrami në KTV.
Ndërkaq deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Alma Lama, thotë se kjo ngecje po vjen për shkak të imazhit të Kosovës

“Ky imazh tepër negativ që e ka Kosova sot nuk do të çojë deri te njohjet” , ka thënë Lama.

(Gre.M/indeksonline/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë