5 zbulime shkencore
që tallen me ligjet e fizikës

5 zbulime shkencore<br />që tallen me ligjet e fizikës
Ka shumë pyetje të thjeshta që shkenca nuk mund ti japë përgjigje. Ka disa raste të veçanta kur universi bënë disa lojra të çuditshme, të cilat duken të projektuar nga një entitet i plotfuqishëm vetëm për “lujatur mendsh” shkencëtarët.

1. Dielli mund të nxeh lëndën më tepër se temperatura e tij.

Në mënyrë intuitive ne arrimë të kuptojmë drejtimin me të cilën energjia udhëton – nga objektet me energji në ato pa energji. Prandaj ligji i dytë i termodinamikës është ndër gjërat e para që mësohen në shkolla dhe ju bënë të thoni: “Ej po këtë gjë mund t’ua thoja edhe unë.” Pra nuk keni nevojë për shkencën t’iu tregojë se temperatura udhëton nga gjërat e nxehta në ato të ftohta. Kjo vlen për gjithcka në univers, përvec diellit.

Ka një mospërputhje me atë që shkenca thotë mbi temperaturën dhe me atë që dielli bënë, gjë që njihet me emrin problemi i koronave diellore të nxehtësisë. Në thelb, kur nxehtësia lë diellin, ligjet e termodinamikës bien poshtë për disa qindra milje dhe asnjë nuk e kupton përse.

Faktet janë evidente; sipërfaqja diellore ka një temperaturë prej 5500 gradë celsius. Kur temperatura udhëton nga sipërfaqja diellore deri në disa qindra milje larg sipërfaqes (e njohur si korona diellore), arri në temperatura rreth një milion gradë celsius. Që është 995 mijë gradë cesius më tepër se sa duhet të ishte. Ky është i vetmi rast i njohur në univers, ku burimi i nxehtësisë është në realitet më i ftohtë se gjërat që nxeh.

2. Kur e sheh nga afër, graviteti nuk ka më kuptim

Ka një farë rregulli në botë. Minjtë hahen nga macet, shiu bie nga retë dhe graviteti është ai që mban gjithçka ngjitur në tokë. Për të kuptuar forcat e ndryshme mënyra më e mirë është krahasimi me njëra tjetrën. Problemi me gravitetin, i cili është i përfshirë në të gjitha ndërveprimet që ndodhin në tokë dhe në univers, është se nuk respekton rregullat.

Kur shihet nga më afër, graviteti gjendet në pozicion e miut në hierarkinë e forcave. Fërkoni një tullumbac në pulovrën prej leshi dhe provoni ta afroni një cope letre mbi tavolinë-do shikoni që letra do ngjitet pas tullumbacit duke mposhtur gravitetin. Pra ngarkesa e vogël elektrostatike që i transferohet tullumbacit mjafton për të mposhtur forcën që mban pranë njëri tjetrit planetët dhe galaksitë.

Në distancë të vogël graviteti është një forcë shumë e dobët, por në distanca të mëdha mban të lidhur galaksitë. Kjo njihet si problemi i hierarkisë së masës së Higgs. Pra graviteti në distanca të vogla pothuajse nuk ekziston.

3. Satelitët fitojnë shpejtësi pa asnjë arsye.

Imagjinoni veten duke shtyrë një fëmijë në lishars. Në një farë pike fëmija fillon të klith nga tmerri dhe ju ndaloni së shtyri, por në vend që lisharsi të ngadalësojë fillon të lëvizë më shpejt duke e cuar fëmijën lartë e më lartë, sepse universi po sillet si i çmendur. Ti veprove drejtë duke pasur në mëndje ligjin e konservimit të energjisë, i cili thotë se energjia nuk mund të krijohet apo zhduket, vetëm mund të transferohet, pra nuk mund të fitohet kurrë më tepër energji se sa ajo që transferohet. Atëherë cfarë shkoi keq me lisharsin? Për fat të keq një nga ligjet më të thjeshta të fizikës ka një defekt të vogël. Ndonjëherë universi lejon një objekt që kalon pranë tokës të fitojë shpejtësi pa ndonjë arsye.

Quhet anomalia e të fluturuari pranë. Në disa raste satelitët Galileo, Pioner 10 dhe pionier 11 kur kanë kaluar pranë trupave të mëdhenjë hapësinor kanë fituar shpejtësi pa asnjë arsye konkrete.

Anomalia u vrojtua për herë të parë në vitin 1980 dhe shkenca shpenzoi dekada të tëra për të gjetur problemin. Shkencëtarët studiuan cdo energji të mundshme të zbuluar deri tani, por asgjë nuk u zbulua.

4. Ligji i konservimit të energjisë? Më tepër se një sugjerim

Imagjino të shkatërrosh një lodër me cekic. Edhe pas dëmit do kesh të njëjtën sasi materiali, por në formë tjetër. Kjo ndodhë sepse lënda nuk mund të krijohet apo zhduket. E njëjta gjë ndodh kur në asteroid thithet nga një vrimë e zezë. Ne nuk mund të shohim brenda vrimës së zezë por dimë që vrima e zezë rritet sa sasia e asteroidit. Por në disa raste ndodh që vrima e zezë të “avullojë”, duke i lënë shkencëtarët me pyetjen: “Ku dreqin përfundoi asteroidi i thithur”.

Me kalimin e kohës vrimat e zeza “avullojnë” dhe me avullojnë duam të themi “zhduken nga ekzistenca”, me gjithçka kanë thithur. Shkenca pas kësaj është disi e komplikuar, por për ta thjeshtëzuar sa më shumë, kur një vrimë e zezë avullon duhet të lëshojë gjithçka ka thithur në formë rrezatimi. Por sipas Stephen Hawking, vrima e zezë rrezaton vetëm një pjesë të energjisë. E thënë në fjalë të varfra, gjithçka përfundon brenda një vrime të zezë zhduket.

5. Grimca që e di që po vëzhgohet

Nëse je një tifoz, me shumë mundësi ke eksperimentuar besimin irracional se suksesi i ekipit tuaj të zemrës varet nga fakti që ti e ndjek apo jo në televizion. Shtëpiaket kanë eksperimentuar faktin dramatik se po të shohësh një tenxhere që zien ujin, “uji i vëzhguar nuk ka për të zierë kurrë”.

Kjo është vetëm mendja e njeriut që zbulon skema që nuk ekzistojnë. Tifozët që besojnë se sytë e tyre kontrollojnë rezultatin e ndeshjes, injorojnë faktin se ata janë një në 1000 që besojnë se pushimi për të shkuar në tualet është një faktor i rëndësishëm që influencon rezultatin e lojës. Tregimi i shtëpiakes është në realitet një testament që vërteton se sa e mërzitshme mund të jetë jeta për një grua të martuar mbi 30 vjece. Pra nuk është një realitet shkencor. Përvec besimit në atë racën aliene të engjëjve, të cilët janë statuja kur vëzhgohen, por të afta të lëvizin me shpejtësi të mëdha kur nuk i sheh njeri. Është i vetmi besim që bazohet në një pradoks shkencor i njohur si efekti Zeno.

Gjatë një dite të shpenzuar duke vëzhguar uraniumin, shkencëtarët në Teksas vunë re dicka të çuditshme. Uraniumi është i paqëndrueshëm dhe dekanton në një proces të quajtur dekantimi radioaktiv. Kur lihet mënjan, i pavëzhguar, uraniumi bënë atë që “i thonë”. Por kur përpiqemi ta vëzhgojmë, uraniumi qëndron aty pa bërë asgjë, si tenxherja me ujin për të zierë.

Gjatë ditës së dytë të vëzhgimit, ndodhi e njëjta gjë; uraniumi që duhej të humbte si një kështjellë rëre nga valët e detit nuk reagoi. Laboratori i kërkoi ndihmë edhe laboratorëve të tjerë, që vëzhguan të ndodhte e njëjta gjë, pra asgjë. Disa grimca nuk do të dekantojnë asnjëherë nëse vëzhgohen, që do të thotë se mund të ndalojmë kohën nëse i vëzhgojmë.

Paradoksi mposht ligjin e entropisë, logjikën e zakonshme dhe me shumë mundësi universin e Harry Potter. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë