Dëbora bllokon 40% të fshatrave në Bulqizë e Peshkopi, probleme edhe në Korçë/ Ja akset me probleme

Reshjet e dendura të dëborës që kanë në rënë në 12 orët e fundit kanë zbardhur Peshkopinë, Bulqizën, Korçën, Krujën, por edhe një pjesë të veriut të vendit, ndërsa kanë shkaktuar probleme edhe në disa akse. Problemet më të mëdha nga dëbora raportohen në Bulqizë dhe Peshkopi ku janë bllokuar rreth 40% e fshatrave. Sipas të dhënave të fundit në këtë qark janë bllokuar njësitë administrative Lurë dhe Kala e Dodës, pasi trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm.

Ndërkohë që dëbora vijon që të bjerë disa fshatra kanë mungesë të energjisë elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave. Ndërkohë që reshje ka pasur edhe në Korçë, në Dardhë ka arritur 25 cm, në Qafën e Qarrit 15 cm, në Voskopojë 10 cm. Këto akse qarkullohen vetëm me zinxhirë.

Edhe në Pukë ka pasur reshje, por qarkullimi bëhet lirisht. Dy mjetet borëpastruese të angazhuar nga ana e bashkisë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore Qafë e Qerretit - Qerret dhe Qafë e Qerretit-Qelëz. Aktualisht në territorin e bashkisë Pukë nuk ka segmente rrugore të bllokuara, ndërsa ka vështirësi qarkullimi në Qafë Qerreti- Qerret i Vogël, Memaj- Kabash, Kalivare-Mesule, Kalivare-Kimëz.

Situata e qarkullimit në akset kombëtare sipas ARRSH-së
Rruga e Kombit e kalueshme normalisht. Po punojnë 13 borëpastruese e 2 fadroma. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 12 cm. Gjatë aksit po hidhet dhe kripë njëkohësisht.

Në akset Kukës - Bushtricë, Kukës - Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në akset e Tropojës dhe në Bogë - Dedaj - Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.

Edhe në Qafë Mali - Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.

Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.

Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar.

Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore dhe Korçë - Ersekë, në Qafën e Qarrit. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike