TIRANE - Rreth 50 gramë tritol shpërtheu në orët e para të këtij mëngjesi në lokalin e dy vëllezërve në zonën e Saukut. Hetimet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe të komisariatit të policisë numër 1, kanë zbuluar se lënda shpërthyese e vendosur në lokalin e vëllezërve Arjan dhe Artan Boci, dyshohet se ka qenë amonit, një lëndë që përdoret në shpërthimet për hapjen e rrugëve.
Burimet e hetimit thanë se lënda plasëse është vendosur pranë një kolone të fasadës së lokalit, ndërsa kamerat e sigurisë së lokalit, por edhe të një kompleksi banimi aty pranë, kanë regjistruar një person teksa ishte duke kryer montimin e lëndës plasëse dhe më pas po ndizte fitilin.

Ai është vënë re nga pronari i lokalit, Arjan Boçi, i cili më pas ka zbritur për të ndjekur autorin ndërsa është larguar në drejtim të rrugës që kalon pranë godinës së komunës Farkë. Në kthim Boçi, në përpjekje për të minimizuar dëmin nga shpërthimi goditi lëndën plasëse me shkelm, pikërisht në momentin e shpërthimit, por pa marrë dëmtime.
Nga burime të policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale për shkak të një grindjeje të mundshme të tij, apo që lidhet me konkurrencën. Policia ende nuk ka një motiv zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa hetimet e saj, po vazhdojnë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është vënë re se autori ka qenë një person me kapuç dhe me shall, rreth 1. 65 cm i gjatë.
Pronari i lokalit, sipas burimeve të policisë është një person që ka qenë emigrant në Greqi para shumë vitesh, ndërsa para dy muajve, me 6 janar atij i dogjën një veturë BMW, përpara shtëpisë. Veç këtij biznesi, Boçi dhe i vëllai i tij, ka edhe një bar- restorant në zonën e Shkozës.
Ora 12:10 Shoqerohen 5 persona, kishin konflikte me Pocin
Nga puna hetimore e policisë, lidhur me shpërthimin me tritol në Fast Food-in e Arjan Pocit në zonën e Saukut në Tiranë, policia ka shoqëruar pesë persona, të cilët po merren në pyetje. Burime nga policia thane se personat e shoqëruar dyshohet të jenë të përfshirë në një konflikt të mëparshëm me Pocin. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse 5 të shoqëruarit të kenë lidhje me shpërthimin.

/Shqiptarja.com

FOTO