50 milion euro pasuri të sekuestruara/ Avokati në 'Studio Live': Ka pastrim parash, duhet provuar! Tirana më shtrenjtë se Barcelona, s'ka logjikë

50 milion euro pasuri janë sekuestruar pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës, pai dyshohen se kanë lidhje me pastrimin e parave, ku bëhet fjalë për një grup prej 7 vetësh në krye të të cilëve ishte Kristjan Boçi, i cili reklamonte jetën e tij luksoze në rrjetet sociale.

Avokati Arbër Hoxha dha më shumë detaje në ‘Studio Live’. Për Arbër Hitajn, avokati thekson se duhet të presim përfundimin e hetimeve, ndërkohë që dhe Gjykata të dalë me një vendim të formës së prerë.

'Prokuroria e Tiranës po angazhohet kohët e fundit. Mos flasim në mënyrë bolshevike. Nëse pasqyrohet një jetë e caktuar nuk lidhet me një jetë të caktuar. Çdokush prezumohet i pafajshëm derisa provohet pafajësia. Jemi herët për të thënë për pastrim të produkteve të veprës penale. Prokurorët dhe OPGJ janë jurist kërkojnë njohuri të saktë. Përcaktohet një ekspert kontabël që do marrë të gjitha pasqyrat, vetëm atëherë Prokuroria e Tiranës mund të ngrerë akuzën për pastrim parash. Shqipëria zë një vend të vogël për pastrimin e produkteve të veprës penale. Duket sikur është e thjeshtë. Jemi shumë herët. Por duhet të dalë dhe Gjykata me vendim të formës së prerë.'

Nga ana tjetër, sipas avokatit Prokuroria e Tiranës ka marrë mjaft angazhime në kohët e fundit, teksa nënvizon se do priten për personat e arrestuar letërporositë, para se të kryhet një hetim pasuror.

'Që të jesh objekt sekuestrim duhet të jesh dënuar me vendim të formës së prerë. Prokuroria e Tiranës duhet të ketë letërporosi apo kthim përgjigje që ky person është dënuar apo kryen aktivitete të veprës penale. Pa kthim përgjigje që ky person është dënuar, patjetër që nuk mund të ketë hetim pasuror. Paratë duhet të kenë natyrë kriminale. Duhet të vijnë nga një veprimtari e paligjshme. Ky është kushti i parë. E dyta, pastrimi i produkteve të veprës penale, nuk ndjek një logjikë ekonomike.'

Megjithëse 60% e prokurorëve mungojnë në sistemin e drejtësisë, janë duke u kryer hetime shumë serioze si ajo e microcredive apo skandali tek onkologjiku.

'Prokuroria e Tiranës, më e madhja në shkallë vendi. Kanë mundësi njerëzore për të ndjekur hetimin jo më pak se SPAK. Ka një angazhim të Prokurorisë së Tiranës, pas microcredit, dhe onkologjikut, ky është rasti i tretë. Më shumë se 60% e prokurorëve mungojnë në sistemin e drejtësisë. Pavarësisht numrit të lartë, mungojnë një pjesë magjistratësh. Rezultatet e punës do i shikojmë në përfundim të hetimit. Ngelet për tu parë.'

Sipas Hoxhës, sekuestrimet duhen kryer sipas ligjit, pasi përndryshe Shqipëria humbet në Gjykatën e Strasburgut siç ka ndodhur shpesh.

'Nuk jam shumë partizan i sekuestrime. Sekuestrimet duhen të ndjekin ligjin. Nëse përfundon procesi gjyqësor, nëse sekuestrohen pasuritë dhe këta persona shkojnë në gjykatën e Strasburgut, Shqipëria do paguajë gjoba të rënda.'

Lidhur me pastrimin e parave në vend, Hoxha thotë se nuk ka logjikë që Tirana të jetë më e shtrenjtë se Barcelona, megjithatë pastrimi i produkteve të veprës penale duhen provuar.

'Nuk ka mundësi që Tirana të jetë më e shtrenjtë se Barcelona. Nuk ka logjikë. Një qytet që nuk ofron asgjë të jetë më e shtrenjtë se një qytet i BE-së. Jetojmë në një vend ku jo të gjithë merren me aktivitete kriminale, por mezi ia dalin dhe punojnë fort të jetojnë në Tiranë, teksa qytetet e tjera nuk ka njerëz. Ka pastrim të produkteve të veprës penale, por duhen provuar.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/06/2024 03:18

    Zoteri,s'ke nevoje te kerkosh gjelperen ne kashte si prove pastrimi parash,111 mije paund u kapen vetem sot ne Durres,po sa te tjera kalojne pa u kapur?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi