ReportTv ka mësuar se kjo kërkesë është drejtuar qeverisë në rrugë zyrtare pak ditë më parë dhe në shkresën e tij kryeprokurori Llalla kërkon rishikim të nenit 278 të kodit penal.
Në kërkesën e tij Llalla kërkon dhe korrigjim të paragrafit 2 të nenit 278 ku për një lapsus teknik ligji i ri nga parashikimi me 15 vite në dokumentat zyrtare është shkruar 50 vite për armëmabjtjen.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi dënimin me 15 vite prokuroria për çdo të arrestuar po procedon me kodin e vjetër penal i cili parashikon dënimi me gjobë dhe 2,5 deri në maksimumi 15 vite burgim.
Ndryshimi i shpeshtë i kodit penal është ngritur si shqetësim jo vetëm nga avokatët të cilët mbrojnë të pandehurit në gjykatë por dhe nga vetë Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili publikisht ka deklaruar se është koha që Shqipëria të bëjë një ligj të ri penal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)