500 dollarë për shuplakën më të fortë! VIDEO që nuk duhet humbur

Nuk ka nevojë, që për të qeshur, ti rikthehemi filmave  me Bud Spencer dhe Terence Hill. Mjafton të asistojmë në “Siberian Power Show”. Bëhet fjalë për garën ndërkombëtare të forcës që zhvillohet në qytetin rus të Krasnojarsk, në zemër të Siberisë, 4000 km larg nga Moska. Në konkurimin e “Siberian Power Show”,  gara më popullore është ajo e shuplakave.

Rregullat këtu janë shumë të thjeshta: atletët vendosen përballë njëri tjetrit dhe fillojnë të godasin me pëllëmbë derisa njëri të fitojë, sigurisht ai që nuk bie në tokë, apo bie pasi të rrëzohet kundërshtari. Për të dytin vit rradhazi, gara e shuplakave u dominua nga  Vasily Pelmen, protagonisti absolut i turneut. Ai fitoi çmimin e madh prej 500 dollarësh, pasi doli fitues i të gjitha betejave me kundërshtarët e tij, falë fuqisë dhe peshës prej 170 kilogramësh. 

Eshtë e vërtetë që sot sportet dhe garat po sfidojnë çdo kufi të imagjinatës. Që prej Greqisë së lashtë, atletë të shumtë janë bërë pjesë e garave për të treguar forcën, shpejtësinë dhe hiret e tyre. Por ideja e fundit, e cila vjen drejtpërsëdrejti nga Siberia, me të vërtetë duket se i tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

/Përgatiti Ilir Çuçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

 5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro

5 vite nga tërmeti, dorëzohen 11,663 banesa e apartamente, në 5 vite janë dorëzuar 5524 banesa! Në 5 vite kostoja në buxhet 920 mln euro