500 vende të lira në administratë/ 100 punonjës i hiqen Mbrojtjes dhe i shtohen Policisë (Vendimet)

500 vende të lira në administratë/ 100 punonjës i hiqen Mbrojtjes dhe i shtohen Policisë (Vendimet)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime të rëndësishme, mes tyre dy për administratën dhe rekrutimet e reja. Qeveria ka planifikuar për rekrutim në administratë gjatë këtij viti 495 persona, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 62;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;
ç) Për kategorinë ekzekutive 235.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:
– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.


Vendimi i dytë për administratën lidhet me heqjen e 100 punonjësve nga ministria e Mbrojtjes, ndërkohë që po kaq është numri që i shtohet Ministrisë së Brendshme.

Vendimi për lëvizjet në administratë
1. Numri i punonjësve të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2019, shtohet me 100 (njëqind) punonjës për Policinë e Shtetit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 14 249 (katërmbëdhjetë mijë e dyqind e dyzet e nëntë) punonjës.
2. Numri i punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2019, reduktohet me 100 (njëqind) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 8 866 (tetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) punonjës.
3. Në Ministrinë e Brendshme, në programin “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 61 000 000 (gjashtëdhjetë e një milionë) lekësh për shpenzime personeli, për vitin 2019.
4. Në Ministrinë e Mbrojtjes, në programin “Forcat e luftimit”, reduktohet fondi prej 61 000 000 (gjashtëdhjetë e një milionë) lekësh për shpenzime personeli, për vitin 2019.
5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e lartpërmendura për zbatimin e këtij vendimi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentjan: 20/02/2019 18:45

    Jeni pisa veq gen jeni ka di vjet qe kan maru universitetin dhe po e sorollasin dhe sot e kesaj dite pa pun eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë