Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka inspektuar nga afër ecurinë e testit për 250 ushtarëve të rinj profesionist. Aktualisht në garë janë 500 vetë, që konkurojnë që të bëhen pjesë e forcave të Armatosura. 

Në Forcat e Armatosura do të punëson 250 ushtarë të rinj profesionistë. Testet po zhvillohen këto ditë në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në garë janë mbi 500 të rinj e të reja të regjistruar, të cilët do t’i nënshtrohen testit që është i ndarë në tre faza, ai fizik, intelektual dhe psikologjik.

Ministrja Mbrojtjes, Mimi Kodheli bëri një inspektim të procesit të testimit të kandidatëve për ushtarë profesionistë.


Sot është dita e tretë që Qendra e Personle Rekrutimit ka nisur procesin e testimit të rradhës të kandidatëve për ushtarë profesionistë për Forcat Tokësore. Në ditët që vijnë do të bëhet testimi edhe për kandidatët që do të shërbejnë në Forcat Detare dhe Forcat Ajrore.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)