Policia Kufitare Viçisht Dibër ka sekuestruar 507 kg kafe kontrabandë që vinte nga Maqedonia drejt Shqipërisë.

Policia ka shpallur në kërkim 51-vjeçarin B.T banues në fshatin Gjoricë e Poshtme, Bulqizë.
 
Procedimi ndaj tij filloi pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar të fusë kafe kontrabandë nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë, me mjetin e tij tip "Ford fugon".

Shtetasi B.T, sapo ka parë shërbimet e Policisë Kufitare ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar dhe nga errësira.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 507 kg kafe.

Policia po vazhdon punën për kapjen e drejtuesit të automjetit.

[gallery]19774[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com