51 vite më parë Armstrong shkeli në Hënë! Studiuesit sot i korrigjojnë moshën satelitit të Tokës: 85 milionë vjeçe më e re (VIDEO)

Teksa, saktësisht, 51 vite më parë, më 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong ishte i pari njëri që shkeli në sipërfaqen e planetit Hënë, sot studiuesit gjermanë kanë korrigjuar moshën e saj, e cila sipas tyre është 85 milionë vjeçe më e re se Toka

Besimi në përparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur në vitet '60 të shekullit të kaluar dhe kur çdo ëndërr dukej e mundur për tu realizuar dhe kur amerikani Neil Armstrong më 20 korrik 1969, u bë njeriu i parë që vuri këmbën mbi sipërfaqen e Hënës.

Ai hap i vogël ishte atë kohë kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve. Njerëzimi dukej i aftë të kapërcente barrierat e hapësirës dhe kohës me një teknologji që sot duket e vjetërsuar.

Studimet e reja: Hëna është rreth 85 milionë vjeçe më e re se Toka

Hëna është një konstante në jetën tonë. Përmes baticave dhe zbaticave të oqeanit të Tokës, ai stabilizon pjerrësinë e boshtit të planetit dhe, deri vonë, ishte menduar se e kishte shoqëruar Tokën për më shumë se 4.5 miliardë vjet.

Një studim i ri ka hipotezuar se vlerësimet e mëparshme të moshës së Hënës kanë qenë të gabuara me 85 milionë vite

Shkencëtarë nga Qendra gjermane e Hapësirë ​​ajrore vlerësuan se Hëna është gati 100 milionë vjeçe më e re sesa mendohej më parë.

Pra Hëna, thonë shkencëtarët, e ka origjinën në fund të formimit të Tokës, pra rreth 85 milionë vjeçe më e re.

"Kjo është hera e parë që epoka moshore e Hënës mund të lidhet drejtpërdrejt me një ngjarje që ndodhi në fund të formimit të Tokës, domethënë formimin e bërthamës", tha Thorsten Kleine, bashkëautor i studimit të Institutit të Planetologjisë në Universitetin e Münster në Gjermani, teksa konkluzionet e studimit u botuan edhe në revistën ‘Science Advances’.

Si u krijua hëna?

Shumë shkencëtarë bien dakord për historinë e origjinës së Hënës. Rreth 4.51 miliardë vjet më parë, Toka ishte akoma duke u ngrohur dhe duke ndryshuar me shpejtësi. Gjatë asaj kohe, ajo u përplas me një protoplanetë të quajtur Theia, që njihet edhe si një prej titanëve të Mitologjisë greke, dhe si nëna e perëndeshës së hënës, Selene.

Pas përplasjes, prej protoplanetit nuk mbeti asgjë. Mbetjet e ‘luftës’ u mblodhën përgjatë dy mijë vjetëve dhe formuan satelitin natyror të Tokës - Hënën.

Energjia që rrodhi nga aglomerimi i shkëmbit krijoi një oqean magmë në sipërfaqen e hënës që po rritej.Përfundimisht ajo u kristalizua dhe formoi sipërfaqen hënore, atë që edhe njohim ne sot.

Mostrat e marra në Hënë gjatë misioneve Apollo dhe misioneve të tjera robotike sovjetike, ate kohë nuk ndihmuan në sigurimin e të dhënave për moshën e saktë të Hënës dhe shkencëtarët nisën të hulumtonin për metoda të tjera të përcaktimit moshor të satelitit të Tokës.

Duke përdorur një model kompjuterik, ekipi i shkencëtarëve gjerman vlerësoi se sa kohë iu desh oqeanit magmë të Hënës për t'u ftohur dhe forcuar, për të kuptuar pastaj se sa e vjetër ishte me të vërtetë Hëna.

Modelet e mëparshme kishin vlerësuar se për ftohjen ishin dashur 30 milionë vjet, por studimi i ri tregoi se modelet e mëparshme kishin gabuar me miliona vite

Shkencëtarët gjithashtu llogaritën përbërjen e mineraleve antike që ishin formuar gjatë ngurtësimit, gjë e cila i ndihmoi edhe në përcaktimin e evolucionit të oqeanit magmë.

Hulumtimi i ri zbuloi se u deshën gati 200 milion vjet që Hëna të qetësohej nga forma e saj e shkrirë dhe të krijonte atë që ne tani e njohim si kore e Hënës.

Sipas shkencëtarëve, mosha e Hënës është afërsisht 4.425 miliardë vjet, ose 85 milionë vjet më e re nga sa kishin treguar studimet e mëparshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion