513 raste të reja me kancer gjiri, flet e mbijetuara: Si i shpëtova sëmundjes
513 raste të reja me kancer gjiri në 9 muaj, është bilanci më i fundit i ministrisë së shëndetësisë për gratë e prekura me këtë sëmundje.
“Kam pasur dilema, kam pasur probleme shumë të mëdha me jetën dhe mendova fëmijët e mi ku do të më gjenin?! Nuk do i shikoja më. Kam vuajtur vetëm tre ditë pastaj thashë: boll këtu!”. Liria, pacientja e mbijetuar, tregoi sot përballë mjekëve dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit vendosmërinë e gruas për të mundur këtë sëmundje. Përpara 5 vitesh Liria u diagnostikuar me kancer gjiri dhe iu nënshtrua operacioneve, prej të cilave arriti të shpëtonte, aq sa sot gëzon shëndet të plotë.
“E kam mposhtur. Ja ku jam. I bëj apel gjithë grave se një vizitë e vogël që mund ta anashkaloni shpëton jetën, ashtu si më shpëtoi mua, që e kuptova shumë herët”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, çeli fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ku deklaroi se përmirësimi i trajtimit të të sëmurëve me kancer, qoftë përsa i përket medikamenteve, por edhe radioterapisë, ka bërë të mundur që, pavarësisht rritjes së incidencës së kësaj sëmundjeje, niveli i vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vendin tonë, të mos rritet.
“Siguruam për herë të parë trajtimin e plotë falas me herceptinë (për herë të parë edhe me formën e re subcutane) dhe përveçse në Tiranë, gratë që vuajnë nga kjo sëmundje nuk e kanë më të nevojshme të paraqiten në spitalin Onkologjik për të vijuar trajtimin, por e marrin atë afër vendbanimit, në 5 spitale rajonale”, tha Manastirliu.
Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur edhe kalendarin e mamografëve të lëvizshëm, të cilët do të jenë përgjatë muajit Tetor në Skrapar, Fier, Ersekë, Sarandë, Lezhë, Fier, Burrel, Bajram Curri, Fierzë dhe Bulqizë. Vetëm nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, kryhet ekzaminimi i gjirit falas për rreth 5500 gra në vit. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë në Shqipëri dhe rastet e reja të raportuara vijojnë të rriten çdo vit. Vetëm gjatë 9-muajve të këtij viti, janë shënuar 513 raste të reja me kancer gjiri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Studimet: Disa paciente me kancer gjiri mund të shmangin operacione të caktuara
13 Dhjetor, 07:40
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09