51-vjeçarja në Korçë vdiq pasi mori mjekim në spital, zbardhet dëshmia e mjekut

51-vjeçarja në Korçë vdiq pasi mori mjekim në spital, zbardhet dëshmia e mjekut

1652002733_mjeku.jpg

Pak orë pas vdekjes së 51 vjeçares nga Korça, Albana Salice, është zbardhur edhe dëshmia e mjekut Celnik Fetallari i cili ndoqi rastin e viktimës në urgjencën e spitalit Rajonal të Korçës. Sipas mjekut gruaja është paraqitur në urgjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye i është nënshtruar një kontrolli.

"51 vjeçarja u paraqit në urgjencë me dhimbje gjoksi, pasi e kontrolluam dhe EKG i doli mirë, gruaja është dërguar në banesën e saj".- ka thënë mjeku.

Ndërkohë pas akuzave të familjarëve dhe kërkesës së tyre për ekspertizën mjekoligjore priten rezultatet për të hedhur dritë mbi vdekjen e 51 vjeçares.


Lajmi kryesor:

Korçë/ 51-vjeçarja vdes pasi mori mjekim në spital, familjarët akuza mjekut: Shkoi me hemorragji dhe i bënë një gjilpërë, kur u zgjuam në mëngjes e gjetëm të vdekur


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Punëtori ndërroi jetë teksa ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, arrestohen 2 përgjegjësit e sigurisë (EMRAT)

Durrës/ Punëtori ndërroi jetë teksa ishte duke punuar në fabrikën e aluminit, arrestohen 2 përgjegjësit e sigurisë (EMRAT)