KORÇË- Një 51-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve, gruaja është paraqitur rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit pasi ka patur hemorragji. Bashkëshorti i 51-vjeçares, Edmond Saliçe thotë se në spital i është bërë një gjilpërë dhe më pas është dërguar në banesën e saj.
Ai thotë se sot në mëngjes e kanë gjetur 51-vjeçaren të vdekur, ndërsa ngre akuza ndaj bluzave të bardha për neglizhencë. Sipas Saliçes, mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim, por i kanë thënë se Albana Saliçes i vjen erë e keqe në gojë dhe mund të ketë pirë detergjent. Por, bashkëshorti saj mi mohon kategorikisht këto akuza, duke theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.
Report Tv ka mësuar se mjeku që i ka dhënë mjekim 51-vjeçares është shefi i urgjencës Çelnik Fetallari.
“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.
Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, shprehet bashkëshortit.
Policia është duke punuar për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e mjekut Celnik Fetallari i cili ndoqi rastin e viktimës në urgjencën e spitalit Rajonal të Korçës. Sipas mjekut gruaja është paraqitur në urgjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye i është nënshtruar një kontrolli dhe më pas është dëguar në shtëpi.
Pak orë pas vdekjes së 51 vjeçares nga Korça, Albana Salice, është zbardhur edhe dëshmia e mjekut Celnik Fetallari i cili ndoqi rastin e viktimës në urgjencën e spitalit Rajonal të Korçës. Sipas mjekut gruaja është paraqitur në urgjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye i është nënshtruar një kontrolli.
"51 vjeçarja u paraqit në urgjencë me dhimbje gjoksi, pasi e kontrolluam dhe EKG i doli mirë, gruaja është dërguar në banesën e saj".- ka thënë mjeku.
Ndërkohë pas akuzave të familjarëve dhe kërkesës së tyre për ekspertizën mjekoligjore priten rezultatet për të hedhur dritë mbi vdekjen e 51 vjeçares.